Çdo përvjetor është kohë për bilanc. Kështu është edhe me përvjetorin e 95 të shkrimtarit të madh bullgar Nikollaj Hajtov, i cili në qofte se ishte sot me ne, nuk do të ishte dakord me këtë. “Festimi i përvjetorëve tashmë nuk është i përshtatshëm” – pohonte ai në lidhje me jubileun e tij të 80-të. Një personalitet ekspresiv, kontradiktor dhe që mbahet mend Hajtovi kishte biografi si shkrimtar amerikan: inxhinier i pylltarisë, i pushuar nga puna për shkak të disiplinës, ka punuar si punëtor, portier dhe kamerier, vite më vonë ai fitoi famë botërore dhe kryesoi Lidhjen e Shkrimtarëve Bullgarë. Në bilancin e tij krijues janë përmbledhja “Tregime të egra” – botuar në 32 shtete të botës, pjesët e tij si p.sh. “Shtigje”, “Barka në pyll” dhe “Qentë”, të cilët kanë një prani të përhershme në skenat teatrale. Ndërsa filmat me skenar të tij si: “ Briri i dhisë”, “Kohë burrash”, “Fundi i këngës”, “Pema pa rrënje”, “Në dorë të fatit” janë pjesë e klasikes sonë kombëtare kinematografike.
95- vjetori i lindjes së  shkrimtarit gjatë këtij muaji shënohet në Sofje me një varg iniciativash, njëra  prej tyre është “Java e Nikollaj Hajtovit” në eterin e Radios Kombëtare Bullgare.  Në Lidhjen e Arkitektëve pritet të hapet ekspozita “Personazhet e Nikollaj  Hajtovit në karikaturat e Boris Dimovskit”, ndërsa deri më datën 26 shtator në  sallën “Sredec” pranë Ministrisë së Kulturës mund të shihet ekspozita  fotografike “Bota e Hajtovit”. Në të janë përfshirë vepra të fotografit Ivo  Haxhimishev, bërë në fshatin Ribnovo, si edhe fotografi bardhë e zi nga arkivi  personal i shkrimtarit.
“Duhet të them, se i jam  shumë  mirënjohës Nikollaj Hajtovit, për  këtë se më lejoi të hyjë në  botën e tij –  tregon Ivo Haxhimishev. – Pata mundësinë në rinin time – kur isha në moshë  21-25 vjeç të udhëtojë me të nëpër malin e Rodopeve, ku rrugicat në atë kohë  nuk ishin shumë të arritshme. Ai bëri kështu që edhe mua më pranuan atje, ku ai  ishte i mirëpritur. E donin në të gjitha fshatrat, kudo ku kemi qëndruar,  gjithmonë mblidheshin shumë njerëz,  të  cilët donin të bisedonin me të, ta preknin me dorë, të gëzoheshin me praninë e  tij. Unë fillova të punoja për një ekspozitë kushtuar Nikollaj Hajtovit në lidhje  me botimin e përmbledhjes “Tregime të egra” në Angli. Specialisti i gjuhës  bullgare Michael Halman kishte bërë një përkthim të mrekullueshëm. Në fakt ky ishte  udhëtimi ynë i parë. Ai e ftoi Halmanin të udhëtojmë së bashku. Ideja ishte që  kjo ekspozitë të prezantojë në Angli pjesë prej Bullgarisë, pjesë prej  prototipave, disa prej personazheve të “Tregimeve të egra”, pjesë prej  atmosferës. Por ky udhëtim mua më hidhëroi shumë. Në “Komitetin tonë për lidhje  kulturore me jashtë” ishim mësuar që të tregojmë sukseset e një shteti  socialist, ndërsa tani ne tregonim persona të thjeshtë, por të jashtëzakonshëm  – jo sipas perceptimit të asaj kohe. Mbaj mend, se në vazhdim të tre orëve  bënim seleksionimin e fotografive, të cilët do të udhëtonit jashtë shtetit. Hajtovi  më la vetëm gjatë këtyre tre orëve dhe tha: “Do të vij në fund të te ndihmoj,  por ti duhet të mësohesh të mbrosh vetën gjërat. Në qoftë se ti nuk arrish të  mbrosh fotografitë e veta, kush tjetër do t’i mbrojë?” Ja, të tilla ishin  mësimet e Hajtovit. Gjatë udhëtimeve tona të përbashkëta pata mundësinë ta shoh  si ai i ulur në pragun e ndonjë shtëpie dëgjonte historirat e njerëzve të  moshuar. E tillë ishte mënyra e tij – siç mblidhet rëra e artë. Ai ecte nëpër  mal dhe mësonte historitë e njerëzve. Ishte dëgjues shumë i mirë dhe me  dashuri  të madhe ndaj njerëzve bënte  gjithçka.”
Ekspozita “Bota e  Hajtovit” mund të shihet më 27 shtator edhe në Galerinë e Arteve në qytetin  Asenovgrad, ku gjithashtu do të festohet Java e shkrimtarit. Nga data 22 deri  më 29 shtator në pjesën e vjetër të qytetit Plovdiv do të organizohet Panorama  e filmit “Nikollaj Hajtovi në kinematografinë bullgare”.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Ivo Haxhimishev dhe arkiv personal i shkrimtarit
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..