Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota e Hajtovit në bardhë e zi

БНР Новини

Çdo përvjetor është  kohë për bilanc. Kështu është edhe me përvjetorin e 95 të shkrimtarit të madh bullgar Nikollaj Hajtov, i cili në qofte se ishte sot me ne, nuk do të ishte dakord me këtë. “Festimi i përvjetorëve tashmë nuk është i përshtatshëm” – pohonte ai në lidhje me jubileun e tij të 80-të. Një personalitet ekspresiv, kontradiktor dhe që mbahet mend Hajtovi kishte biografi si shkrimtar amerikan: inxhinier i pylltarisë, i pushuar nga puna për shkak të disiplinës, ka punuar si punëtor, portier dhe kamerier, vite më vonë ai fitoi famë botërore dhe kryesoi Lidhjen e Shkrimtarëve Bullgarë. Në bilancin e tij krijues janë përmbledhja “Tregime të egra” – botuar në 32 shtete të botës, pjesët e tij si p.sh. “Shtigje”, “Barka në pyll” dhe “Qentë”, të cilët kanë një prani të përhershme në skenat teatrale. Ndërsa filmat me skenar të tij si: “ Briri i  dhisë”, “Kohë burrash”, “Fundi i këngës”, “Pema pa rrënje”, “Në dorë të fatit”  janë pjesë e klasikes sonë kombëtare kinematografike.

Foto: Joan Kolev95- vjetori i lindjes së shkrimtarit gjatë këtij muaji shënohet në Sofje me një varg iniciativash, njëra prej tyre është “Java e Nikollaj Hajtovit” në eterin e Radios Kombëtare Bullgare. Në Lidhjen e Arkitektëve pritet të hapet ekspozita “Personazhet e Nikollaj Hajtovit në karikaturat e Boris Dimovskit”, ndërsa deri më datën 26 shtator në sallën “Sredec” pranë Ministrisë së Kulturës mund të shihet ekspozita fotografike “Bota e Hajtovit”. Në të janë përfshirë vepra të fotografit Ivo Haxhimishev, bërë në fshatin Ribnovo, si edhe fotografi bardhë e zi nga arkivi personal i shkrimtarit.

Снимка“Duhet të them, se i jam shumë  mirënjohës Nikollaj Hajtovit, për këtë se më lejoi të hyjë në  botën e tij – tregon Ivo Haxhimishev. – Pata mundësinë në rinin time – kur isha në moshë 21-25 vjeç të udhëtojë me të nëpër malin e Rodopeve, ku rrugicat në atë kohë nuk ishin shumë të arritshme. Ai bëri kështu që edhe mua më pranuan atje, ku ai ishte i mirëpritur. E donin në të gjitha fshatrat, kudo ku kemi qëndruar, gjithmonë mblidheshin shumë njerëz,  të cilët donin të bisedonin me të, ta preknin me dorë, të gëzoheshin me praninë e tij. Unë fillova të punoja për një ekspozitë kushtuar Nikollaj Hajtovit në lidhje me botimin e përmbledhjes “Tregime të egra” në Angli. Specialisti i gjuhës bullgare Michael Halman kishte bërë një përkthim të mrekullueshëm. Në fakt ky ishte udhëtimi ynë i parë. Ai e ftoi Halmanin të udhëtojmë së bashku. Ideja ishte që kjo ekspozitë të prezantojë në Angli pjesë prej Bullgarisë, pjesë prej prototipave, disa prej personazheve të “Tregimeve të egra”, pjesë prej atmosferës. Por ky udhëtim mua më hidhëroi shumë. Në “Komitetin tonë për lidhje kulturore me jashtë” ishim mësuar që të tregojmë sukseset e një shteti socialist, ndërsa tani ne tregonim persona të thjeshtë, por të jashtëzakonshëm – jo sipas perceptimit të asaj kohe. Mbaj mend, se në vazhdim të tre orëve bënim seleksionimin e fotografive, të cilët do të udhëtonit jashtë shtetit. Hajtovi më la vetëm gjatë këtyre tre orëve dhe tha: “Do të vij në fund të te ndihmoj, por ti duhet të mësohesh të mbrosh vetën gjërat. Në qoftë se ti nuk arrish të mbrosh fotografitë e veta, kush tjetër do t’i mbrojë?” Ja, të tilla ishin mësimet e Hajtovit. Gjatë udhëtimeve tona të përbashkëta pata mundësinë ta shoh si ai i ulur në pragun e ndonjë shtëpie dëgjonte historirat e njerëzve të moshuar. E tillë ishte mënyra e tij – siç mblidhet rëra e artë. Ai ecte nëpër mal dhe mësonte historitë e njerëzve. Ishte dëgjues shumë i mirë dhe me dashuri  të madhe ndaj njerëzve bënte gjithçka.”

СнимкаEkspozita “Bota e Hajtovit” mund të shihet më 27 shtator edhe në Galerinë e Arteve në qytetin Asenovgrad, ku gjithashtu do të festohet Java e shkrimtarit. Nga data 22 deri më 29 shtator në pjesën e vjetër të qytetit Plovdiv do të organizohet Panorama e filmit “Nikollaj Hajtovi në kinematografinë bullgare”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Ivo Haxhimishev dhe arkiv personal i shkrimtarit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD