Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Episodi i turpshëm errësoi ditën e parë të shkollës në një fshat bullgar

Foto: arkiv
Banorët e një fshati të vogël në Bullgarinë Perëndimore përjashtuan 9 fëmijë nga shkolla vendase, sepse janë ... të ndryshëm. Më saktë, sepse janë fëmijë të refugjatëve nga Afganistani. Episodi i turpshëm në fshatin Kalishte errësoi emocionet festive më 15 shtator, dita e pare e shkollës, e cila sipas traditës festohet solemnisht. Episodi shkaktoi valë komentesh, debatesh dhe pyetjesh: Si është e mundur kjo të ndodhë në Bullgari, e cila  zakonisht lavdërohet me tolerancën e saj etnike?  Prej shekujsh këtu bashkëjetojnë në paqe  bullgarë, romë, armenë, hebrenj. Pranë kishës së krishtere ka xhami dhe sinagogë. Vallë, mos është bërë ngushtë për ne dhe prandaj nuk mund të pranonim refugjatë? Apo jemi bërë zemërngushtë?

Kryetari i Bashkisë, drejtoresha e shkollës dhe prindërit e nxënësve të klasës së parë  në Kalishte me siguri janë bërë të tillë. Fëmijët e refugjatëve sjellin sëmundje ngjitëse dhe janë prapambetur në drejtim intelektual dhe për këtë arsye nuk kanë vend në shkollën e fshatit. Në fakt ajo që ndodhi në fshatin Kalishte, ishte ndodhur disa muaj më parë edhe në fshatin Rozovo pranë qytetit Kazanllëk,  është frytë e neglizhencës dhe mungesës së veprimeve adekuate nga ana e pushtetit shtetëror, mediave dhe tërë shoqërisë sonë, të  rritur dhe të formuar  gjatë  viteve të fundit. Toleranca edukohet  që në moshë më të re. Dhe pikërisht këtu është dështimi më i madh i institucioneve shtetërore, i shkollës dhe familjes. Ngjarja e kësaj jave është vetëm maja e ajsbergut.

Vala e emigrantëve nga Siria dhe nga pika të tjera të nxehta në Azi dhe Afrikë ishte pritur, por e gjeti Bullgarin fare të papërgatitur. U bë e qartë, se Agjencia Shtetërore për Refugjatët  nuk dispononte kapacitetet e nevojshme për të pranuar njerëzit që kërkonin strehim. Politikanët tanë gjithashtu nuk donin të  mendonin shumë për këtë temë përpara se vala e emigranteve të arrinte kufirin tonë. Sipas refleksit të vjetër, kur tema nuk përbën interes për politikanët, mediat gjithashtu  po e kalonin anash. Të mos flasim për mësuesit e shkollës – për ta tematika të tilla janë të huaja. Prindërit e fëmijëve,  të zhytur në problemet e së përditshmes, nuk mendonin se është e nevojshme të bisedonin me fëmijët e tyre për problemet e të tjerëve. Nga atëherë  duhet të vijë  kureshtja  ndaj tjetrit dhe dëshira për njohje?

Në këtë sfond konflikti në Kalishte ishte fare i pritur – pas mospërfilljes shumëvjeçare  erdhi momenti, kur  fluksi i refugjatëve hyri direkt në te përditshmen e njerëzve. Askujt nuk i erdhi ndermen të bisedojë paraprakisht me banorët e Kalishtes, se në shkollën e tyre pritet të pranohen fëmijë nga Afganistani në klasën e parë. Vendasit ishin vënë para faktit të kryer. Nga ky këndvështrim reagimi  i tyre zemërngushtë  është  i kuptueshëm. Është për të ardhur  keq, se drejtoreshës së  shkollës nuk i erdhi ndërmend të organizojë festë të fëmijëve me gjellë tradicionale ose me mbrëmje muzikore, që fëmijët të mund të njihen, krahas tyre  dhe prindërit e tyre. Jeta monotone në fshatë  me siguri do të gjallërohej. Por në vend të kësaj,  nëntë fëmijë dhe prindërit e tyre ishin dëbuar. Na vjen keq për nxënësit bullgarë të klasës së parë në fshatin Kalishte – sepse kureshtja  e tyre për jetën  e të tjerave  ndoshta nuk do të zgjohet, toleranca ndaj njerëzve të ndryshëm – gjithashtu.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bullgaria dhe Shqipëria – së bashku për edhe një tjetër fëmijë të lindur!"

Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..

botuar më 25-11-05 2.30.MD
Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov

Veneta dhe Valentin nga Berlini për iluminizmin modern si një rrugë drejt lumturisë

"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..

botuar më 25-11-05 7.10.PD

Nga 1 janari, një kartë identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh do të kushtojë 15.34 euro

Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..

botuar më 25-11-04 6.19.MD