Në Kampionatin Botëror të Volejboll për Meshkuj në Poloni mikpritësit e miratuan titullin. Pjesëmarrës në maratonën tre javore të volejbollit ishte edhe skuadra kombëtare bullgare, por ajo nuk bëri një lajm pozitiv. Me klasifikimin mezi në vendin e 14, volejbollistët bullgarë dhanë shkak për mendime mbi të ardhmen e sportit profesional në Bullgari.
Prezantimi zhgënjyes i Bullgarisë në Botërorin e Polonisë në fakt ishte i pritur. Dhe asnjë nuk do të bënte tragjedi nga kjo, në qoftë se Bullgaria nuk kishte një traditë shumëvjeçare në këtë sport atraktiv. Skuadrës sonë kombëtare nuk i arriti pak, që të mund të fitojë medalje të bronzta në Lojërat Olimpike në Londër 2012. Vite të tëra me radhë skuadra ishte mes favoritëve në Ligën Botërore Komerciale. Sukseset e djemve ndezën jo një e dy të rinj në Bullgari të stërvitet dhe e ktheu volejbollin në Bullgari në një nga sportet më të shikuara dhe të dashura. Por, rezultatet e mira mbetën të izoluara vetëm për skuadrën kombëtare, kurse kampionati i brendshëm nuk e shfrytëzoi këtë inerci dhe mbeti kaq e dobët dhe e thatë. Kurse, ai që sado pak është i njohur me ligjet në sportin profesional e di, se suksesi i qëndrueshëm i dedikohet strategjisë afatgjate dhe të qëndrueshme me të rinjtë. Kriza, e cila preku volejbollin e meshkujve, është e njohur mirë dhe në sportet e tjera. Shkaku banal është mungesa kronike e parave. Por kjo nuk e përfundon temën.
Në kohë krize është sikurse e natyrshme të shikojmë mbrapa dhe të krahasojmë me kohën e “socializmit të zhvilluar”. Atëherë, deri përpara 25 vjetëve, sporti ishte një politikë shtetërore. Paratë e shtetit i ushqenin federatat, sepse udhëheqja shtetërore dhe partiake pëlqente të lavdërohet me sukseset sportive. Sot, 25 vjet më vonë, në Bullgari nuk ka një politikë afatgjatë jo vetëm për zhvillimin e sportit profesional, por dhe për stimulimin e sportit masiv, më në veçanti mes fëmijëve. Funksionarët sportivë këmbëngulin prej viteve për lehtësime të taksave për sponsorët, por kërkesat e tyre kështu dhe nuk ishin dëgjuar. Rezultatet nuk vonuan – në Lojërat Olimpike në Seul gjatë vitit 1988 Bullgaria fitoi 10 tituj dhe u rendit në vendin e katërt për nga medaljet. Në lojërat e fundit në Londër gjatë vitit 2012 olimpikët tanë luftuan për dy medalje – një të argjendtë dhe një të bronztë.
Specialistët pohojnë se, shkaku për katastrofën nuk është mungesa e talenteve të rinj, por të trajnerëve të talentuar dhe të një pune këmbëngulëse të federatave me shpresa rinore. Trajnerët e mirë bullgarë prej kohe janë jashtë shtetit dhe përgatisin talente të reja në sportet, në të cilat Bullgaria ka një traditë shumëvjeçare. Kjo është e vlefshme si për volejbollin, ashtu dhe për gjimnastikën artistike, për peshëngritjen dhe bile për futbollin.
Asnjë nuk do që Bullgaria e vogël të jetë një komb prijës në sportin profesional. Por, është gjë rëndë dhe e mjerë, kur humbet pozitat e fituara për shkak të moskompetencës dhe largpamësisë. Kaosi në të cilin jetojmë, duket se është futur në mënyrë të qëndrueshme edhe në sport.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..