Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Premtimet politike – kujt t’i besojmë?

Foto: arkiv

Kandidatët për Parlamentin premtojnë çmime të ulëte të rrymës elektrike dhe të gazit, pensione dhe paga të larta, rritje të shtesave për rritjen e fëmijëve, lulëzim të industrisë dhe shëndetësi të mirë. Mirëpo, askush nuk thotë nga do të vijnë paratë për të gjitha këto.

Krahas repertorit të njohur – kritikat ndaj armikut politik dhe kujdes ndaj të varfërve, kandidatët për deputetë na japin shumë premtime. Shumica prej tyre nuk mund të zbatohen. Në sfondin e të gjitha këtyre gënjeshtrave programet paraelektorale partiake nuk kanë një rëndësi të madhe. Ja disa premtime nga platformat politike:

Liberalizim në të gjithë sektorët – që nga energjetika përmes shëndetësisë e gjer tek arsimi. Elektoratit i premtohet së pari rinovim falas i banesave të vjetra dhe ndihma energjetike për gjysmë mln bullgarë. Mirëpo, edhe dy premtimet nuk do të zgjidhin asnjë prej problemeve të mëdha të shoqërisë, por vetëm kanë qëllim t’i tërheqin votuesit. Qeveria elektronike, të cilën nuk e krijoi asnjë prej pushtetarëve të deritanishëm, përsëri është ndër prioritetet. Tatim progresiv mbi të ardhurat – na ofron një parti tjetër, si dhe akses tek furnizimi me energji elektrike i të gjithë bullgarëve, madje në fshatrat më të vogla. Ja dhe akoma premtime – tablet falas për çdo një nxënës, kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, arsim i domosdoshëm për të votuar, si dhe aplikimi i votës së detyrueshme. Premtohen “reforma të thella” në drejtësi, sigurim, energjetikë, administratën publike, si dhe në sferën e arsimit, shëndetësisë, sferës sociale. Shtetasit do të gëzohen me shërbimet elektronike, kurse biznesi – me prokurime elektronike publike.

Foto: arkivPsikologja politike Antoaneta Hristova, drejtoreshë e Institutit për Studimin e Popullsisë dhe Njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, komenton premtimet dhe na shpjegon përse nuk ka dallim të qartë midis mesazheve të djathta dhe atyre të majta:“Këto premtime tingëllojnë ashtu siç janë në mendimet dhe shpirtin e bullgarëve – thotë ajo. – Kemi nevojë për të gjitha këto gjëra, sepse në Bullgari gjërat nuk kanë ndodhur mirë për tërë periudhën e tranzicionit dhe në të gjitha sferat kryesore të zhvillimit të shoqërisë.

Formulimi i këtyre premtimeve i përgjigjet domosdoshmërisë së shtetit. Tjetër është çështja se çfarë është prapa tyre. Prapa çdo një premtimi duhet të ketë një personalitet të autoritetshëm, i cili me biografinë e tij të jetë garant se fjalët e thëna do të zbatohen. Pas kësaj kjo duhet përkrahur nga ndonjë parti politike. Pikërisht partia, me ideologjinë e saj do të na japë algoritmin, sipas të cilit premtimi do të zbatohet. Për shembull e majta do të thotë se pagat mund të rriten nëpërmjet rishpërndarjes dhe rritjes së tatimeve, derisa nga e djathta do të premtojnë ulje të tatimeve dhe në këtë mënyrë – stimulim të biznesit. Mbi këtë bazë të dyja ideologjitë mund të ndeshen dhe të na bindin nëpërmjet përfaqësuesve të vet nëse gënjejnë apo jo. Për kaq shumë vite tranzicioni askush nuk na mësoi për të menduar në mënyrë ideologjike dhe kjo jep opsionet e mënyrave të veprimit. Pa to të gjitha premtimet nuk janë bindëse dhe nuk mund të shpjegohen. Sot në Bullgari nuk ka kompetenca të zgjedhësve sa u përket ideologjive. Vetë politikanët nuk duan të flasin duke u bazuar te parimet e konservatorizmit dhe liberalizmit. I formulojnë premtimet e veta në mënyrë sa më konkrete, por premtimet nuk e kanë bazën e vet, sepse janë shkëputur nga themeli i vet. Po, ata i prekin të gjitha problemet tona. Ne kemi nevojë për vendimet e tyre, por ato janë shkëputur nga mënyrat e zgjidhjes së tyre dhe prandaj nuk janë të zbatueshme. Askush nuk përpunon pjesën ideologjike dhe ekonomike të premtimit, që të jemi të qartë se si mund të zbatohen këto premtime. Prandaj gjithçka tingëllon në një mënyrë tepër sipërfaqësore. Pse sillen në këtë mënyrë politikanët tanë? Sepse kështu është më lehtë dhe kjo kërkon një ekspertizë më të vogël. Që të marrin besimin e njerëzve sa u përket premtimeve të tyre, kërkohen më shumë përpjekje për mbledhjen e ekspertëve, të cilët të punojnë pranë forcës përkatëse politike.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD