Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

70 vjet Ansambli Përfaqësiv i Forcave të Armatosura

БНР Новини
Përfaqësuesit e Ansamblit të Forcave të Armatosura

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore muzikanti Dragan Prokopiev ia vuri vetes detyrën ambicioze të krijojë një kor pranë Ushtrisë Bullgare. Grupi i formuar prej tij është prototipi i Ansamblit të sotëm Përfaqësiv të Forcave të Armatosura, prej të cilit dolën breza të tëra muzikantësh.

Tregimi i dirigjentit të parë të formacionit Dragan Prokopiev për hapat e parë ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare:

“Formimi i një ansambli të tillë është një proces i ndërlikuar. Fillova me themelimin e korit. Shfrytëzova bazën materiale të Gjimnazit të Parë të Meshkujve, ku isha pedagog. Disponova një kabinet me afro 120 vegla muzikore. Botova një njoftim në gazetat, se organizohet një konkurs për formimin e një ansambli profesional pranë Ushtrisë Bullgare. Erdhën kandidatë nga koret “Guslla” dhe “Kavall” dhe nga formacione të tjera. Shumë njerëz nuk besuan, se në Bullgari mund të formohet një kor profesional. Me muzikantët e parë fillova një punë praktike për mësimin e repertorit.”

Ansambli i Ushtrisë Popullore BullgareVetëmohimi i muzikantit Dragan Prokopiev dhe përpjekjet e koristëve u shpërblyen. Në një formacion prej 26 vetave nën emrin Kor Përfaqësiv Ushtarak ansambli dha koncertin e parë në vitin 1944. Qëllimi tjetër i dirigjentit të tij ishte të tërheq edhe instrumentistë. Kështu dalë ngadalë u formua edhe orkestra pranë korit. Në këtë formacion të zgjeruar Ansambli i Ushtrisë Popullore Bullgare u prezantua në Teatrin Muzikor gjatë vitit 1945. Jehonat e koncertit ishin të ngazëlluara. Një kontribut të madh për formimin e ansamblit ka kompozitori Asen Karastojanov, i cili krijoi posaçërisht për të më se 50 këngë. Me kalimin e kohës Dragan Prokopievi arriti të tërheqë disa prej këngëtarëve më të mirë të Bullgarisë nga kjo periudhë – Dimitër Uzunov, Nikolla Nikollov e të tjerë.

Nuk duhet të harrojmë një nga detajet e rëndësishme lidhur me historinë e Ansamblit të Ushtrisë Popullore Bullgare. Në vitin 1962 pranë Teatrit të Ushtrisë Popullore u krijua Ansambli i Muzikës së Estradës pranë Ushtrisë. Me të lidhen disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës zbavitëse bullgare si Irina Çmihova, Margret Nikollova. Krahas kësaj këtu është vendi të përmendim, se pikërisht në skenën e tij u shfaq mjuzikëlli i parë në Bullgari. Në vitin 1977 Ansambli i Estradës u bë pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Ushtrisë Popullore Bullgare.

Që nga krijimi e deri më sot Ansambli i Ushtrisë Bullgare ka dhënë koncerte në një sërë vendesh të Evropës, Azisë, Amerikanes Jugore dhe Afrikës. Kudo shfaqjet e tij janë të mirëpritura dhe të shoqëruara me duartrokitje të stuhishme. Në fillim të mijëvjeçarit të ri, me një strukturë të re, ansambli vazhdon rrugën krijuese. Grupi i tanishëm i formacionit përfshin një Kuartet Vokal Burrash “Armesjka Pesen”, një Kuartet Folklorik Femrash “Ladena”, ndërsa ndër solistët janë këngëtarët më të dashur të muzikës bullgare pop si Margarita Hranova dhe Orlin Goranov. Që nga viti 2009 formacioni ka një emër të ri Ansambli Përfaqësiv i Forcave të Armatosura. Disa muaj më vonë në ansambël u ftuan këngëtarët e njohur popullor Guna Ivanova dhe Rajko Kirillov. Kjo pasuri gjinie formon pamjen e sotme të formacionit, i cili përhap kulturën muzikore bullgare nëpër tërë botën.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë nga arkivi i Ansamblit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Cvetanov

Tenori i famshëm Bojko Cvetanov feston 70 vjet nën tingujt e mandolinave

Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..

botuar më 25-10-18 7.55.PD

"E di"

Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..

botuar më 25-10-16 6.15.PD

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e saj të 73-të krijues

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..

botuar më 25-10-15 5.55.PD