Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore muzikanti Dragan Prokopiev ia vuri vetes detyrën ambicioze të krijojë një kor pranë Ushtrisë Bullgare. Grupi i formuar prej tij është prototipi i Ansamblit të sotëm Përfaqësiv të Forcave të Armatosura, prej të cilit dolën breza të tëra muzikantësh.
“Formimi i një ansambli të tillë është një proces i ndërlikuar. Fillova me themelimin e korit. Shfrytëzova bazën materiale të Gjimnazit të Parë të Meshkujve, ku isha pedagog. Disponova një kabinet me afro 120 vegla muzikore. Botova një njoftim në gazetat, se organizohet një konkurs për formimin e një ansambli profesional pranë Ushtrisë Bullgare. Erdhën kandidatë nga koret “Guslla” dhe “Kavall” dhe nga formacione të tjera. Shumë njerëz nuk besuan, se në Bullgari mund të formohet një kor profesional. Me muzikantët e parë fillova një punë praktike për mësimin e repertorit.”
Vetëmohimi i muzikantit Dragan Prokopiev dhe përpjekjet e koristëve u shpërblyen. Në një formacion prej 26 vetave nën emrin Kor Përfaqësiv Ushtarak ansambli dha koncertin e parë në vitin 1944. Qëllimi tjetër i dirigjentit të tij ishte të tërheq edhe instrumentistë. Kështu dalë ngadalë u formua edhe orkestra pranë korit. Në këtë formacion të zgjeruar Ansambli i Ushtrisë Popullore Bullgare u prezantua në Teatrin Muzikor gjatë vitit 1945. Jehonat e koncertit ishin të ngazëlluara. Një kontribut të madh për formimin e ansamblit ka kompozitori Asen Karastojanov, i cili krijoi posaçërisht për të më se 50 këngë. Me kalimin e kohës Dragan Prokopievi arriti të tërheqë disa prej këngëtarëve më të mirë të Bullgarisë nga kjo periudhë – Dimitër Uzunov, Nikolla Nikollov e të tjerë.
Nuk duhet të harrojmë një nga detajet e rëndësishme lidhur me historinë e Ansamblit të Ushtrisë Popullore Bullgare. Në vitin 1962 pranë Teatrit të Ushtrisë Popullore u krijua Ansambli i Muzikës së Estradës pranë Ushtrisë. Me të lidhen disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës zbavitëse bullgare si Irina Çmihova, Margret Nikollova. Krahas kësaj këtu është vendi të përmendim, se pikërisht në skenën e tij u shfaq mjuzikëlli i parë në Bullgari. Në vitin 1977 Ansambli i Estradës u bë pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Ushtrisë Popullore Bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë nga arkivi i Ansamblit
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..
Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian..