Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët e saj pop në version simfonik – një tendencë botërore që po imponohet gjithnjë e më shumë edhe në Bullgari. Puna për organizimin e koncertit zgjati gati një vit, pasi përfshin një orkestër të madhe simfonike nën drejtimin e dirigjentit Maksim Eshkenazi, i cili vjen posaçërisht nga Los Anxhelosi për këtë ngjarje. Aranzhimet e veçanta u bënë nga kompozitorë dhe muzikantë të njohur.
Kjo nuk është prova e parë e Mihaella Filevës me tingullin simfonik – para kohe ajo gjithashtu ishte në të njëjtën skenë me Maksim Eshkenazin, dhe disa nga këngët e saj tashmë mbartin këtë frymë muzikore. Ndër to është edhe hiti "Dhe unë jam këtu" nga albumi i saj "Inkognito", i publikuar para dhjetë vitesh. Kënga është me muzikë dhe tekst nga vetë këngëtarja, ndërsa aranzhimin e bënë Rumen Bojaxhiev (i biri) dhe Mirosllav Ivanov.
Më shumë për këngëtaren Mihaella Fileva mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: InventimZëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
“Çdo njeri beson ndryshe në Zot. Në forcën që ne e quajmë Zot” – thotë në një intervistë për gazetën “Trud” në vitin 2017 Janka Rupkina – një nga simbolet e kulturës muzikore bullgare. Dhe shton me sinqeritet: “Unë besoj. Çdo njeri duhet të besojë në..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës..
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë..
“Çdo njeri beson ndryshe në Zot. Në forcën që ne e quajmë Zot” – thotë në një intervistë për gazetën “Trud” në vitin 2017 Janka Rupkina – një nga..