Industria outsourcing është një prej sektorëve që zhvillohen më me vrull në ekonominë bullgare gjatë viteve të fundit dhe është rritur me 16% gjatë gjysmës së pare të vitit 2014. Sipas përfaqësuesve të degës rritja për tërë vitin do të jetë 25%. Perspektivat e afërta duken gjithashtu pozitive. Industria outsourcing gjeneron rreth 3% prej Produktit të Brendshëm Bruto të Bullgarisë dhe sipas të dhënave të degës deri në tre vjet sektori do të realizojë qarkullim deri në 1 mlrd euro. Aktualisht përpjesëtimet janë më modeste dhe 15 kompanitë më të mëdha në sektorin e shërbimeve të importuara, të klasifikuara nga gazeta për biznes “Kapital”, kanë pasur qarkullim prej më se 240 mln eurosh gjatë vitit të kaluar, duke shtuar të ardhurat e tyre me 13 %. Për këto 15 firma kanë punuar po thuaj se 11 mijë veta prej të gjithë 20 mijë të punësuarve në këtë degë në mbarë vendin.
Fjala outsourcing është angleze dhe do të thotë importim dhe kalim të disa veprimtarive të një firme kompanisë tjetër – më shpesh bëhet fjalë për shërbime financiare dhe të kontabilitetit, veprimtari të ndryshme të menaxhimit të resurseve njerëzore, lidhje me klientët, përpunim të softuerit. Në pjesën më të madhe të rasteve fjala vjen për të ashtuquajturit Call centers, të cilat ofrojnë shërbime në telefon, pavarësisht ku ndodhen klientët e një firme të caktuar në përpjesëtime ndërkombëtare. Nëse, p.sh. një klient spanjoll i gjigantit amerikan Hewlett Packard dëshiron të shtrojë një pyetje lidhur me shërbimet ose produktet e firmës, nuk do të jetë e çuditshme se në fakt ai telefonon në Call centrin e kompanisë në Sofje. Tashmë janë dhjetëra shembujt në këtë drejtim dhe qendrat e importuara tashmë nuk janë vetëm në kryeqytetin Sofje, por ka edhe në Plovdiv, Veliko Tërnovo, Varna.
Ndër firmat globale të outsourcing-ut të shërbimeve dhe veprimtarive prani në vendin tonë kanë emra të tillë si Concentrix Corporation, IBM, TeleTech, Coca Cola, Adecco dhe dhjetëra të tjera më pak ose më shumë të njohura për publikun e gjerë.
Jo rastësisht, në një sërë studimesh ndërkombëtare kushtuar industrisë outsourcing Bullgaria radhitet në një prej vendeve të para në përpjesëtime botërore. Sipas klasifikimit të kompanisë së autoritetshme konsulente AT Kearney vendi ynë është në vendin e 9 në botë dhe i vetmi shtet nga Evropa, i cili klasifikohet në Top 10. Bullgaria është ndër destinacionet prijëse në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore me potencialin më të madh të tërheqë investitorë në proceset e biznesit outsourcing. Sofja dhe Varna, krahas Beogradit, Bukureshtit dhe qendrave të mëdha rajonale polake janë ndër “lojtarët” më të mëdhenj në tregun regjional dhe janë lokacione ideale për ndërtimin e qendrave të reja për outsourcing, vë në dukje nga ana e saj një firmë tjetër e njohur Colliers International.
Shkaqet që firmat e mëdha në degën outsourcing të preferojnë Bullgarinë për zhvillimin e biznesit dhe shërbimeve të tyre të teknologjive të larta janë të ndryshme – nga interneti super i shpejtë deri te zyrat moderne dhe jo shumë të shtrenjta, nga resurset njerëzore, shpenzimet e ulëta të punës deri te anëtarësimi i vendit në BE. Sipas lojtarëve të mëdhenj një forcë tërheqëse e madhe janë dhe aftësitë gjuhësore të nëpunësve bullgarë – nga vendi mbulohen shërbime për klientë të jashtëm në dhjetëra gjuhë.
10 vjetët e ardhshëm outsourcing-u ka potenciale të mëdha për zhvillimin e tij në Bullgari. Nëse do të arrijmë të prezantojmë vendin tonë në mënyrën më të mirë, do të arrijmë të largojmë dyshimet rreth miteve, se në vendin tonë nuk ka kuadro të përgatitur dhe se mungon klimë të mirë për investime – saktëson Ministria e Ekonomisë. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat, sipas të cilave tani për tani në rajon kanë prani nën një e treta e kompanive prijëse botërore në sektor dhe në një të ardhme të afërt do të bëhen përpjekje për tërheqjen e tyre.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..
Grupi KBC pret që ekonomia bullgare të rritet pak më shumë vitin e ardhshëm sesa në parashikimet e mëparshme, sipas përfundimeve të vlerësimeve të..