Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuriozitete ekologjike – për lakuriqët e natës, çokollatën dhe tekilën

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Nëse në të përditshmen tonë të ngutshme rrallë herë vërejmë zogjtë përreth nesh, në pranverë dhe në vjeshtë tufat e mëdha të zogjve shtegtarë na detyrojnë të ngremë kokë dhe të ëndërrojmë. Edhe gjatë kësaj vjeshte dashamirësit e natyrës kaluan fundjavën e parë të tetorit në vëzhgim të zogjve mërgimtarë, që organizohet sipas traditës nga filialet e “BirdLife International” në Evropë dhe në Azinë Qendrore. Më shumë aktivitete – 150, ishin organizuar në Holandë. Më shumë pjesëmarrës – 5334 veta, u mblodhën gjatë këtij viti në Zvicra. Në Bullgari vëzhgime të zogjve u organizuan në 11 qytete.

“Janë vënë re afro 2000 zogj të 70 llojeve të ndryshme – theksoi për Radio Bullgarinë Teodora Petrova nga Shoqata Bullgare për Mbrojtje të Zogjve. – Më të shumë ndër ta, për të cilat raportuar kolegët nga i gjithë vendi, ishin pulëbardha lumore, kormorani i madh dhe sorra fushore. Tani është momenti në të cilin zogjtë mërgojnë në jug dhe mund të shihen shumë ekzemplarë interesantë. Gjatë viteve të fundit kemi organizuar më shumë vëzhgime, por sivjet u bë ftohtë më herët dhe shumë prej shpendëve tashmë janë mërguar në jug. Nuk është i rëndësishëm numri i zogjve, por mundësia t’u tregojmë njerëzve për mrekullinë e mërgimit, për problemet që kanë zogjtë në ditët tona për shkak të veprimtarisë intensive njerëzore, e cila nga herë dëmton habitatin e tyre. T’u tregojmë njerëzve se si ata me pak mjete dhe pjesëmarrje modeste mund të ndryshojnë situatën. P.sh. duke vendosur një shtëpizë ose një govatë me ushqim me të cilat të ndihmojnë zogjtë përreth nesh të mbijetojnë gjatë dimrit.

Ndër shpendët e vëzhguar ka pasur, kuptohet edhe shumë ekzemplarë të rrallë, sepse vendi ynë është ndër më të pasurit në Evropë për nga larmia e shpendëve. Te ne ka afro 430 lloj shpendësh, shumica prej tyre janë të rralla ose të rrezikuara të zhduken nga kontinenti ose në përpjesëtime botërore.

Снимка“Ndër llojet e rrezikuara që ishin vëzhguar gjatë këtij viti ishin pelikanët kaçurrelë, kryekuqja e vogël, shqiponjat deti, çafkat sqeplugë. Sidomos për banorët e qyteteve tona bregdetare kishte mundësi për përjetime emocionuese. Pjesë prej iniciativave u zhvilluan në Lokalitetin e mbrojtur “Poda” afër Burgasit, ku është vendi me më shumë zogj në njësi sipërfaqeje në Evropë. Atje mbrojtësit e natyrës patën mundësi të organizojnë vëzhgime shumë interesante.”

Vjeshta është kohë edhe për tu kushtuar vëmendje edhe disa krijesave të tjera enigmatike – lakuriqëve të natës. Nata Evropiane e Lakuriqëve të Natës e cila ishte shënuar për herë të parë në vitin 1990 në Francë dhe Poloni, sot organizohet në më se 30 shtete, ndër të cilat është Bullgaria. Është fjala jo për një natë, por një sërë netësh gjatë shtatorit dhe tetorit, qëllimi i të cilëve është të mësohet më shumë për jetën e tyre unikale dhe rëndësinë e madhe të prototipit të Batmanit.

Bullgaria është vendi me larminë më të madhe të lakuriqëve të natës në Evropë – këtu mund të shihen 35 prej 37 llojeve lakuriqësish që ekzistojnë në kontinentin tonë. Në shpellën Devetashka gjendet kolonia e lakuriqëve të natës e cila është e treta për nga rëndësia në Evropë me rreth 40 mijë ekzemplarë. Por ne, bullgarët ende shumë pak dimë për këto qenie që jetojnë në errësirë – mendon Nija Toshkova nga Qendra e studimit dhe mbrojtje të lakuriqëve të natës në Muzeun Kombëtar të Shkencave të Natyrës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Prandaj shumica prej aktiviteteve, lidhur me Natën Evropiane të Lakuriqëve të Natës ne vendin tone u janë drejtuar fëmijëve. Me ta shkencëtarët, bëjnë origami të lakuriqëve të natës, vizatojnë fytyrat e tyre si të lakuriqëve, gatuajnë amareta me formën e Batmanit. Lakuriqët nuk janë ndër kafshët e preferuar të fëmijëve, por kur u tregojmë atyre fotografi të madhe të një lakuriqi të natës, ata vënë re se edhe këto kafshë janë të mbuluar me push dhe janë simpatik dhe ndryshojnë qëndrimin ndaj tyre, tregon Nija. Dhe shton, se ka shumë fakte kureshtare për këto kafshë, të cilat nuk janë të njohura për publikun e gjerë. Cilat janë ato?

“Lakuriqët e natës ushqehen me insekte të shumta dhe në këtë mënyrë rregullohet sasia e insekteve në bujqësi p.sh., pa përmendur këtu, se na shpëtojnë nga mushkonjat. Një fakt pak i njohur është, se ndër lakuriqët e natës ka të tillë që pllenojnë bimët. Lakuriqët e natës janë ata që pllenojnë bimën kakao dhe në saj të lakuriqëve ne mund të hamë çokollatë. Për dashamirësit e tekilës do të ishte interesante të mësojnë, se bima agave blu prej së cilës prodhohet pija, pllenohet nga lakuriqët.”

Ekzistojnë shumë paragjykime, lidhur me “minjtë fluturues”, të akuzuar në vampirizëm. Por vetëm 3 prej 1300 llojeve që ekzistojnë në botë ushqehen me gjak. “Të tillë në Bullgari nuk ka, por edhe këta 3 lloje nuk janë të tmerrshëm, sepse marrin vetëm nga disa pika gjaku nga bagëtia”, saktëson Nija Toshkova.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD