Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare. Aktivitetet do të zgjasin deri më 25 korrik. Nisma u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike në Tiranë dhe Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, me mbështetjen e Ambasadës së Bullgarisë në Shqipëri.
Gjatë hapjes, Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Tiranë, prezantoi programin e kursit.
Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, theksoi se Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare ndërton ura për bashkëpunim akademik dhe kulturor midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori Ivajllo Kirov falënderoi organizatorët në kryeqytetin shqiptar për mikpritjen dhe vlerësoi lart kontributin e fakultetit për prezantimin e gjuhës dhe kulturës bullgare në Shqipëri, përfshirë edhe përkthimet që realizohen në të dy gjuhët.
Në shkollën verore marrin pjesë pedagogë të njohur bullgarë nga Universiteti i Veliko Tërnovos, si dhe katër studentë nga ky universitet që studiojnë gjuhën shqipe.
Në fund të ceremonisë së hapjes së kursit, studentëve iu dhuruan libra në gjuhën bullgare nga autorë bullgarë, transmeton faqja “Tribuna.mk”.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Raqi Bello, arkivMë 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në..