Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare. Aktivitetet do të zgjasin deri më 25 korrik. Nisma u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike në Tiranë dhe Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, me mbështetjen e Ambasadës së Bullgarisë në Shqipëri.
Gjatë hapjes, Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Tiranë, prezantoi programin e kursit.
Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, theksoi se Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare ndërton ura për bashkëpunim akademik dhe kulturor midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori Ivajllo Kirov falënderoi organizatorët në kryeqytetin shqiptar për mikpritjen dhe vlerësoi lart kontributin e fakultetit për prezantimin e gjuhës dhe kulturës bullgare në Shqipëri, përfshirë edhe përkthimet që realizohen në të dy gjuhët.
Në shkollën verore marrin pjesë pedagogë të njohur bullgarë nga Universiteti i Veliko Tërnovos, si dhe katër studentë nga ky universitet që studiojnë gjuhën shqipe.
Në fund të ceremonisë së hapjes së kursit, studentëve iu dhuruan libra në gjuhën bullgare nga autorë bullgarë, transmeton faqja “Tribuna.mk”.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Raqi Bello, arkivAnita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..