Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare. Aktivitetet do të zgjasin deri më 25 korrik. Nisma u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike në Tiranë dhe Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, me mbështetjen e Ambasadës së Bullgarisë në Shqipëri.
Gjatë hapjes, Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Tiranë, prezantoi programin e kursit.
Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, theksoi se Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare ndërton ura për bashkëpunim akademik dhe kulturor midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori Ivajllo Kirov falënderoi organizatorët në kryeqytetin shqiptar për mikpritjen dhe vlerësoi lart kontributin e fakultetit për prezantimin e gjuhës dhe kulturës bullgare në Shqipëri, përfshirë edhe përkthimet që realizohen në të dy gjuhët.
Në shkollën verore marrin pjesë pedagogë të njohur bullgarë nga Universiteti i Veliko Tërnovos, si dhe katër studentë nga ky universitet që studiojnë gjuhën shqipe.
Në fund të ceremonisë së hapjes së kursit, studentëve iu dhuruan libra në gjuhën bullgare nga autorë bullgarë, transmeton faqja “Tribuna.mk”.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Raqi Bello, arkivBullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..
Shkencëtarë nga Bullgaria, Sllovakia, Serbia dhe Republika Çeke po bashkojnë forcat në projektin "SeNaTa" - "Nanostruktura magnetike vetëngrohëse për aplikime teranostike", i koordinuar nga Instituti i Katalizës në Akademinë Bullgare të Shkencave, i..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia..