Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare. Aktivitetet do të zgjasin deri më 25 korrik. Nisma u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike në Tiranë dhe Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, me mbështetjen e Ambasadës së Bullgarisë në Shqipëri.
Gjatë hapjes, Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Tiranë, prezantoi programin e kursit.
Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, theksoi se Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare ndërton ura për bashkëpunim akademik dhe kulturor midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori Ivajllo Kirov falënderoi organizatorët në kryeqytetin shqiptar për mikpritjen dhe vlerësoi lart kontributin e fakultetit për prezantimin e gjuhës dhe kulturës bullgare në Shqipëri, përfshirë edhe përkthimet që realizohen në të dy gjuhët.
Në shkollën verore marrin pjesë pedagogë të njohur bullgarë nga Universiteti i Veliko Tërnovos, si dhe katër studentë nga ky universitet që studiojnë gjuhën shqipe.
Në fund të ceremonisë së hapjes së kursit, studentëve iu dhuruan libra në gjuhën bullgare nga autorë bullgarë, transmeton faqja “Tribuna.mk”.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Raqi Bello, arkivDymbëdhjetë mendje të bukura të reja të Bullgarisë u nderuan nga Presidenti Rumen Radev në një ceremoni të veçantë, ku u ndanë çmimet vjetore "John Atanasoff". Eventi u zhvillua dy ditë pas ditëlindjes së shpikësit të shquar me origjinë bullgare..
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik..