Më 1 korrik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, filloi zyrtarisht edicioni i pestë i Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare. Aktivitetet do të zgjasin deri më 25 korrik. Nisma u organizua nga Fakulteti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike në Tiranë dhe Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, me mbështetjen e Ambasadës së Bullgarisë në Shqipëri.
Gjatë hapjes, Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Tiranë, prezantoi programin e kursit.
Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, theksoi se Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare ndërton ura për bashkëpunim akademik dhe kulturor midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori Ivajllo Kirov falënderoi organizatorët në kryeqytetin shqiptar për mikpritjen dhe vlerësoi lart kontributin e fakultetit për prezantimin e gjuhës dhe kulturës bullgare në Shqipëri, përfshirë edhe përkthimet që realizohen në të dy gjuhët.
Në shkollën verore marrin pjesë pedagogë të njohur bullgarë nga Universiteti i Veliko Tërnovos, si dhe katër studentë nga ky universitet që studiojnë gjuhën shqipe.
Në fund të ceremonisë së hapjes së kursit, studentëve iu dhuruan libra në gjuhën bullgare nga autorë bullgarë, transmeton faqja “Tribuna.mk”.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Raqi Bello, arkivRadioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...
Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia..