Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga Ballkani drejt Irlandës Veriore – në ritmin e valles me “Balkan Alien Sound”

БНР Новини
Foto: Naha Miçel

Sigurisht se shumë bullgarë nuk e dinë cili është qyteti i dytë për nga madhësia në Irlandën Veriore, por me siguri do të bëhen kureshtarë nëse aty mund të hidhen në vallen tradicionale bullgare në ritmin 7/8 – bullg. rëçenica. Që nga 2007-a skena muzikore në qytetin Doire ka prezencë të fortë ballkanike. Interesante është se ritmet e Ballkanit i transferon një grup muzikantësh i stileve të ndryshme – muzikë klasike, xhaz, blus e rok. Ndër ta nuk ka asnjë përfaqësues nga Ballkani. Këta muzikantë janë të bashkuar rreth kombinimit të melodive vendase dhe larmisë muzikore të Evropës Lindore. Shtatë muzikantë irlandezë bëjnë kombinim të jashtëzakonshëm të ritmeve ballkanike, rome dhe irlandeze.

Sipas Martin Coyle-t, interpretues të buzukut dhe njëri prej themeluesve të grupit “Balkan Alien Sound”, muzika popullore bullgare përmban çdo gjë që është e nevojshme – melodi të veçanta, valle të shpejta dhe mjeshtëri virtuoze. Ndër muzikantët e tij më të dashur bullgarë janë Ivo Papazov, Rumen Sirakov dhe Martin Ljubenov.

Martin Coyle“Për herë të parë u njoha me muzikën tradicionale të Ballkanit përmes muzikantit të folklorit irlandez AndyIrvine – tregon Martin Coyle. – Gjatë viteve të 70-ta të shekullit të XX-të, ai solli në vend melodi ballkanike me grupin “Planxty”, p.sh. vallen e beqareve ose vallen e përzierë. Këto ritme kollaj kombinoheshin me muzikën irlandeze dhe instrumentet tradicionale. Unë u nisa pas hapave tëAndyIrvine-tdhe 6-7 vjet radhazi shkova anembanë Evropës Lindore, duke mbledhur këngë e melodi, të cilat sillja në Irlandë. Gjatë udhëtimeve që bëja, vizitova Maqedoninë, Rumaninë, Serbinë, Sllovakinë dhe patjetër Bullgarinë. Në çdo vend mbetesha për tre muaj, takohesha me familje të ndryshme muzikore dhe dëgjoja sa më shumë muzikë vendase. Kur u ktheva në Irlandë, ua tregova kolegëve të mi muzikën që kisha mbledhur. Dhe të gjithë e kemi ndierë atë projektin tonë, sepse ishte në harmoni me stilin tonë të interpretimit.”

Zëri i këtij kombinimi ballkano-irlandez i takon vajzës simpatike AideenMcGinn. Ajo nuk e ka fare të lehtë, sepse duhet të këndojë në disa gjuhë të huaja – bullgarisht, serbisht e maqedonisht. “Ndonjëherë kjo është detyrë e vështirë por ne ia dalim mirë falë ndihmës së muzikantëve që takojmë në Ballkan”, thotë Martin Coyle. Njëri prej tyre është tamburisti bullgari Atanas Mihajllov, i cili për një kohë të shkurtër jep mësime në Irlandën Veriore dhe bashkëpunon me “Balkan Alien Sound”.

Aideen McGinnMegjithë pengesën gjuhësore, çfarë bashkon folklori irlandez me atë bullgar?

“Si duket, vetë koncepti i muzikës tradicionale është i ngjashëm, sidomos për sa u përket këngëve, të cilat transmetojnë dashurinë, humbjen dhe ëndrrën – vë në dukje Martin Coyle. – Edhe në të dyja rastet bëhet fjalë për muzikë e cila interpretohet në dasmë dhe festime të tjera. Tiparet e ngjashme i gjejmë po ashtu dhe në familjen e instrumenteve muzikore, p.sh. buzuku e luan rolin e tamburasë, violina – e mandolinës, gajdja irlandeze – e asaj të Rodopeve, fyelli bullgar – i flautit irlandez. Këto janë ngjashmëri të mëdha, megjithëqë më e rëndësishmja është ritmika, e cila dallon shumë.”

Shpeshherë në koncertet e grupit prezentë janë shumë njerëz nga bashkësitë ballkanike të Ishullit Emerald. Koncerti i fundit ishte më 19 shtator në Koleraine të Irlandës Veriore, ku muzikantët kanë interpretuar së bashku me disa bullgarë – duetin Vesella Ivanova dhe Nikollaj Ivanov, një familje që jeton në Newry dhe popullarizon muzikën popullore bullgare në Irlandën Veriore. Megjithëse “Balkan Alien Sound” punon mbi albumin e tij të dytë “Balk'n'Funk” i cili është i stilit xhaz fusion dhe me ritme irlandeze e ballkanike, muzikantët ende nuk kanë dhënë koncert në asnjë vend të Ballkanit: “Përpiqemi të organizojmë një udhëtim vitin tjetër – thotë Martin Coyle. – Kemi dëshirë të madhe të punojmë mbi një projekt të këmbimit kulturor me Bullgarinë. Aktualisht bëjmë kontakte dhe bëhemi gati për një tur të vërtetë tek ju.”

СнимкаDhe jo vetëm muzikantët nga “Balkan Alien Sound” kanë klub për muzikë tradicionale në Doire. Aty në çdo të tretin muaj ftojnë ndonjë grup nga Evropa, me të cilin dalin në së bashku në skenë. “Qëllimi ynë është që të krijojmë një vend ku të gjithë të vallëzojnë. Muzika popullore na kujton frymën pak të harruar të bashkësisë, ajo i bashkon njerëzit”, besojnë muzikantët e “Balkan Alien Sound”. Ne i presim me padurim që t’i ngjiten skenës bullgare.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më afër" është kënga më e fundit e Irina Florin

E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..

botuar më 24-10-17 2.45.MD

Mijëra i thanë lamtumirën legjendës së rock-ut Kirill Mariçkov

Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..

botuar më 24-10-15 4.58.MD

"Vendimi i fundit" - Ljubo Kirov për zgjedhjet në dashuri

Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..

botuar më 24-10-14 6.15.PD