Gjatë 2013-ës bullgarët kanë pirë më se 511 mln litra birrë, tregojnë të dhënat e Shoqatës së Birrarisë në Bullgari. Për nga shitjet e birrës Bullgaria renditet në vendin e 14-të në BE. Lider i vërtetë për nga të ardhurat nga shitjet është një birrë vendase me traditë shumëshekullore. Bëhet fjalë për markën bullgare “Zagorka”. Në mes të viteve të 90-ta të shekullit të XX-të, markën e mirënjohur që nga koha e socializmit “Zagorka” e bleu kompania holandeze “Heineken”, duke e kthyer atë në birrarinë e parë të privatizuar në vend. Sot, dy dekada më vonë, “Zagorka” është marka numër 1 në tregun bullgar dhe aksionarët korrin sukses pas suksesi.
Si ndodhi kështu që kriza ekonomike e fundit të 2008-ës preku industrinë ndërtimore dhe atë të pasurive të patundshme, por nuk ndikoi negativisht mbi sektorin e birrarisë. Doli se as financat e kufizuara, as papunësia ose mungesa e perspektivës mund ta bëjnë bullgarin që të heqë dorë nga gëzimet e vogla të përditshmërisë. Si p.sh. një gotë birre të ftohtë në shoqëri të këndshme. Ja pse megjithë vështirësitë financiare prodhuesit e birrës regjistrojnë të ardhura të qëndrueshme. Kjo me siguri vlen edhe për markën vendase “Zagorka”.
Deri tani në “Zagorka” janë investuar më se 130 mln euro, 100 prej të cilave janë destinuar për modernizimin e birrarisë. Dy dekadat e fundit “Zakorka” ka regjistruar më se 820 mln euro të ardhura nga shitjet. Gjatë këtyre 20 vjetëve bullgarët kanë pirë 25 mln hektolitra birrë “prodhuar në qytetin Stara Zagora”. “Këto janë më se 1000 pishina olimpike plot birrë” – thotë drejtori ekzekutiv i birrarisë “Zagorka”, z. Nikollaj Mlladenov, duke sqaruar se suksesi ka të bëjë jo vetëm me investimet në procesin e prodhimit të birrës, por edhe me larminë e markave të birrës. “Tradicionalisht bullgari konsumon marka të ndryshme birre. Le të marrim markën “Ariana”. Kjo birrë shitej kryesisht në lagjen kryeqytetase “Gorubljane”. Pastaj e bleu “Heineken” dhe e ktheu atë në njërën nga markat më të preferuara në Bullgari”, vë në dukje z. Nikollaj Mlladenov. Pak a shumë kriza ekonomike ndikon mbi sektorin.
Cilat janë sfidat për kompanitë e prodhimit të birrës?
“Po të marrim perspektivën e 2009-ës deri tani e gjithë kategoria qëndron në të njëjtat vëllime – thotë z. Nikollaj Mlladenov. – Kjo do të thotë se konsumi është duke u rritur por relativisht jo natyral. Shkaku është se popullsia pakësohet dhe njëkohësisht nuk e rrit konsumin për frymë të popullsisë , por hektolitrat mbeten të njëjta. Kështu që është vështirë të punohet në një treg të tillë, sepse ai është statik dhe e vetmja gjë në të cilën mund të mbështetësh janë risitë, pra të fitosh pjesë tregu dhe të jesh më efektiv në mënyrën sipas së cilës e bën biznesi. Ndërkaq, po të marrim katër vitet e fundit, do të shohim se “Zagorka” ka 65 për qind të fitimeve të industrisë së birrarisë. Kështu që kompania është fitimprurëse.”
Cili është problemi më i madh për industrinë e birrarisë në Bullgari?
“Është problem fuqia blerëse e bullgarëve e cila fuqi është e kufizuar, sqaron z. Nikollaj Mlladenov. – Nga njëra anë nuk ka rritje në kërkesën e markave, nga tjetra – kërkohen produkte me çmim promocional , pra marka më të favorshme për nga çmimi. Kjo është sfida më e madhe për ne – konsumi i kufizuar dhe paaftësia paguese.”
Ish-drejtori ekzekutiv i “Zagorkës”, holandezi Ruud van Ejnden ka çfarë për të treguar për periudhën 4 vjeçare kur ka qenë përfaqësues i kompanisë “Heineken” në Bullgari. Nuk e fsheh kënaqësinë me rezultatet e arritura.
I pyetur a bëhet lehtë biznes në Bullgari, ai u përgjigj kështu:
“Relativisht mirë. Personalisht unë kurrë nuk kam pasur vështirësi të mëdha. Ndonjëherë kam dashur që të keni legjislacion më transparent. Nëse bëhet fjalë për kushtet ekonomike, pas vitit 2009 gjërat në Bullgari ndryshuan. Kriza akoma nuk ka përfunduar dhe kompanitë duhet të mundohen për të ekzistuar. Kjo është një sfidë e vërtetë. Prandaj 5 vitet e fundit në Bullgari nuk ka rritje në të ardhurat e kompanisë, as në konsumin e produktit tonë. Punojmë në një treg i cili është në stanjacion. Kjo nuk vlen vetëm për Bullgarinë, e njëjta gjë vërehet edhe në vendet e tjera ku funksionon kompania jonë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..