Të premten, 14 nëntor, Britania e Bashkuar lëshoi një licencë të veçantë që u lejon bizneseve të vazhdojnë të punojnë me dy degë bullgare të kompanisë ruse të naftës “Lukoil” të sanksionuar, raportuan Reuters dhe BNR Horizont. Licenca e përgjithshme u lejon kompanive dhe bankave të kryejnë transaksione deri më 14 shkurt 2026 me “Lukoil Bullgaria” dhe “Lukoil Neftohim”, si dhe me degët e tyre.
Ky veprim vjen pas sanksioneve të reja të Mbretërisë së Bashkuar të shpallura muajin e kaluar kundër prodhuesve kryesorë rusë të naftës, përfshirë “Lukoil” dhe “Rosneft”, për rolin e tyre në financimin e pushtimit të Ukrainës nga Moska. Licenca, e lëshuar nga Agjencia e Zbatimit të Sanksioneve Financiare e Mbretërisë së Bashkuar, lejon që pagesat dhe burimet ekonomike të rrjedhin nga dhe drejt kompanive bullgare sipas kontratave ekzistuese ose të reja.
Sot, 14 nëntor, në margjinat e parlamentit, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, njoftoi se Bullgaria mund të marrë që ditën e sotme një përjashtim nga SHBA-ja për 6 muaj.
Mësoni më tepër mbi temën nga arkivi ynë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Pak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..
Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..
Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..