Me koncertin e njërit prej pianistëve më të talentuar bullgar të brezit të ri – Evgeni Bozhanov, më 10 tetor filloi stina e re e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Si gjithmonë kryedirigjenti Emill Tabakov dhe udhëheqja kanë përgatitur një program të pasur që përfshin epoka dhe interpretues të ndryshëm.
“Tërë stina jonë i është kushtuar 80 vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare – tregon Maestro Tabakov. – Si gjithmonë kemi përzgjedhur vepra interesante për publikun dhe për muzikantët. Kemi dirigjentë të rinj bullgarë me famë botërore, solistë të njohur të huaj dhe solistë bullgarë. E hapëm stinën me një yll të ri të pianos dhe do të përfundojmë në mënyrë analogjike, me një pianist i cili prej vitesh jeton jashtë shtetit dhe nuk është shumë i njohur si emër tek ne – Aleksandër Hinçev. Rrallë herë ka dhënë koncerte në vendin tonë. Për këtë arsye e kemi përfshirë në program, sepse është një pianist i mrekullueshëm. Mendoj, se duhet të bëjmë gjithçka të mundshme që muzikantët bullgarë të mrekullueshëm si ai dhe të cilët punojnë dhe jetojnë nëpër botë, të kthehen herë pas herë në atdhe për të treguar artin e tyre.”
Mes ideve origjinale për stinën e re është prezantimi i dy veprave me emra të njëjtë. “Stinët e vitit” të Jozef Hajdnit interpretohet rrallë herë në Bullgari për shkak të komplicitetit dhe gjatësisë së veprës, incizimi i fundit është bërë para rreth 40 vjetësh. Vepra tjetër me të njëjtin emër të Aleksandër Glazunovit nuk është interpretuar në vendin tonë.
Një aksent interesant në afishen e Orkestrës Simfonike të Radio Kombëtare Bullgare është pjesëmarrja e dy dirigjentëve të rinj, të cilët kanë një karrierë të shkëlqyeshme jashtë shtetit. Edhe vitin e kaluar Rosen Gergovi kishte kënaqësinë të marrë pjesë në koncertin me Orkestrën Simfonike. Kolegu i tij Jordan Kamxhallov ka punuar me të para pak kohe gjatë incizimit të muzikës operistike. “Programi me pjesëmarrjen e tij është shumë i bukur, duke pasur parasysh dhe cilët janë solistët – dueti i njohur klavir Aglika Genova dhe Ljuben Dimitrov, kështu që mendoj, se do të tërheq interesin e publikut tonë”, mendon Emill Tabakovi.
Stina koncertale 2014/2015 do t’u ofrojë adhuruesve të muzikës disa prej perlave të muzikës artistike ruse. Më shumë mësojmë nga kryedirigjenti i orkestrës: “Pjotër Iliç Çajkovski dhe Nikollaj Rimski-Korsakov janë autorët e dashur të publikut. Ai dëshiron të dëgjojë muzikë, për të cilën është i sigurte se është e bukur. Duhet të shënojmë 150 vjetorin e lindjes së Aleksandër Gllazunovit dhe një shekull nga vdekja e Aleksandër Skrjabinit. Në fillim të stinës nderojmë përvjetorin e vdekjes së Anatolij Ljadov me veprën e tij të vogël, por shumë karakteristike “Liqeni magjik”. Gjithmonë përpiqemi të shënojmë përvjetorët e autorëve të mëdhenj.”
Që nga koha kur ka filluar të punojë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare ndër prioritetet e Emill Tabakovit është të përfshijë në programet muzikën e Dmitrij Shostakoviçit. Edhe sivjet Maestro i mbetet besnik kësaj tradite, ndërsa vepra është Simfonia nr. 14. “Dëshira ime ishte që të gjitha simfonitë të interpretohen në mënyrë integrale, të incizohen për radion dhe eventualisht edhe në CD – pohon Emill Tabakov. – Shumica prej tyre nuk janë shumë të njohura jo vetëm për melomanët, por edhe për shumicën e muzikantëve. Në Bullgari njihen simfonitë më popullore të Shostakoviçit, ndërsa krijimtaria e tij në këtë gjini është shumë e bukur dhe e dobishme për ndërtimin e nivelit të një orkestre. Gjithmonë kam synuar gjatë përgatitjes së planeve të stinës të prezantojë kompozitor të caktuar me tërë krijimtarinë e tij simfonike. Me Filarmoninë e Sofjes kemi realizuar këtë ide me autorë si Ludvig van Betoven, Gustav Maler, Anton Brukner etj.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në..