Në listën e problemeve të cilat e shqetësojnë biznesin, gjithnjë e më e diskutueshme bëhet çështja për deflacionin “kronik” në Bullgari. Kjo dukuri do të thotë se çmimet janë ulur. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikës çmimet e tregtisë me pakicë gjatë shtatorit kanë regjistruar ulje prej 1.4 për qind nga fillimi i vitit. Kjo tendencë vërehet që nga mesi i 2013-ës. Nga pikëpamja e konsumatorëve ulja e çmimeve është gjë pozitive, por për sa i përket ekonomisë, biznesit dhe gjendjes financiare të vendit ekspertët nuk shohin asgjë të mirë në këtë deflacion.
Shkaqet për deflacionin në vend janë si të brendshme, ashtu dhe të jashtme. Ndër ato të brendshme janë çmimet e rregulluara e tregut energjetik, ulja e tyre jo natyrale dhe qëndrueshmëria e tyre muajt e fundit. Në deflacion kontribuon dhe konsumi informal, i cili megjithë rritjen jo të ndejshme nuk mund të stimulojë aktivisht industrinë dhe tregtinë kështu që të çojë në rritjen e fitimeve. Duhet përmendur po ashtu dhe çmimet ndërkombëtare të lëndëve djegëse dhe ushqimeve të cilat çmime janë duke u ulur.
Për biznesin inflacioni negativ do të thotë çmime më të ulëta të shitjes dhe respektivisht të ardhura më të vogla. Kjo nga ana tjetër sugjeron mbajtje, bile reduktim të kostos së punës, investimeve dhe risive. Në fund të fundit, çmimet më të ulëta do të thonë dhe paga më të ulëta për të punësuarit. Kjo çon në uljen e konsumit e kështu me radhë. Kjo quhet spiralja e deflacionit dhe është mes problemeve më të rrezikshme për Bankën Qendrore Evropiane.
Deflacioni ndikon negativisht jo vetëm mbi pagat, konsumin dhe punësinë, por dhe në të ardhurat e shtetit. Çmime më të ulëta të shitjes do të thonë TVSH-në më të ulët. Kjo e fundit është burimi kryesor i të ardhurave në arkën e shtetit. Optimizëm relativ për marrjen parasysh e realitetit në treg dhe të ligjeve ekonomike japin masat e fundit të autoriteteve shtetërore.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Biznesit. Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Hotel..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..