Për herë të radhës pas ardhjes së vjeshtës filloi festivali, i cili na bën për t’u kthyer drejt së kaluarës – kur muzika ka tingëlluar në sallat e pallatit me interior të mrekullueshëm. Kuptohet, bëhet fjalë për festivalin “Arti i Barokut”, edicioni i tetë i të cilit filloi në fillim të tetorit me një koncert, drejtuar publikut më të ri. Prindërit dhe fëmijët u zhytën në magjinë e muzikës së duos Vasilij Ilisavski dhe Galina Draganova.
Në programin e festivalit sivjet ka një theks të rëndësishëm. Përveç koncerteve tipike të Barokut do të ketë dhe të tilla, të cilat nuk u përgjigjen përfytyrimeve për epokën. “Hapja e festivalit për të moshuarit, ose koncerti i parë zyrtar do të jetë më 25 tetor në Aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” – tregon drejtoresha artistike Zefira Vëllova. – Bashkë me kolegët e mi Linda Mançeva dhe Javor Genov, të cilët janë disa prej specialistëve të paktë në fushën e muzikës së vjetër, dhe çembalisten Mariana Henrikson nga Finlanda, do të interpretojmë një program me sonate për violinë nga Johan Sebastian Bah. Ato janë kompozuar dhe interpretuar në Pallatin Mbretëror të Drezdenit. Përveç kësaj do të paraqitet muzikë nga Veraçini, Pizendeli, Vivaldi dhe autorë të tjerë. Një theks tjetër i festivalit është lidhur me një ëndërr timen që prej shumë kohe – me formimin e Ansamblit të Barokut. Katalizator i reaksionit të kësaj ideje është pianistja Maria Ruseva. Ajo na tregoi për dëshirën e saj për të paraqitur një prej kantateve laike të Bahut – “Kantata e kafes”. Ajo do të tingëllojë më 4 nëntor në interpretim të solistëve bullgarë dhe të një ansambli instrumental. Nuk do të harrojmë të shënojmë përvjetorin e birit ndoshta më të famshëm të Johan Sebastian Bahut – Karl Filip Emanuelit me Simfoninë e tij për vegla me tela.”
Publiku përsëri do të shijojë interpretimet e ansamblit “Lez Ambasadors”, i cili jo një herë ka marrë pjesë në “Artin e Barokut”. “Këtë herë muzikantët do të jenë në kompaninë e një ylli të ri nga skena e operës – të kundërtenorit Carlo Vistoli – vë në dukje Zefira Vëllova. – Ai do të interpretojë një repertor virtuoz, kurse ambasadorët e Muzikës së Barokut do të paraqitin koncerte dhe sonate. Sa i përket theksit në forum, me titullin “Klaviriada”, kemi bashkuar gjashtë programe koncertesh në tri mbrëmje. Do të ofrojmë një dozë solide veprash për piano. Disa prej tyre nuk janë interpretuar kurrë deri tani, disa të tjera njihen shumë mirë nga publiku. Koncertet do të mbahen më 28 tetor, 31 tetor dhe 1 nëntor në Galerinë e Arteve Figurative të Sofjes. Një pjesë e muzikantëve, të cilët do të paraqiten, janë Bojan Vodeniçarov, ylli i ri i pianos Ollga Pashçenko, Todor Petrov – një prej bullgarëve të paktë, të cilët janë marrë me veprimtari studiuese dhe janë specialistë në fushën e pianove antike. Muzikantët do të luajnë në veglat e dashura të Betovenit, Listit dhe Shopenit, të bëra nga mjeshtri amerikan Pol Maknalti.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..