Festivali “Maleshevo këndon dhe kërcen” u themelua në vitin 2004 me ide të prezantojë folklorin e pasur të Bullgarisë Jugperëndimore. Organizatori i ngjarjes është bashkia Strumjani. Themelet i vuri Valentin Çelikov – kryeqytetasi i atëhershëm i Strumjanit dhe ekipi i tij. Në vitin e parë ndër pjesëmarrësit kishte disa ansamble nga Republika e Maqedonisë dhe në vitin tjetër forumi tashmë u bë ndërkombëtar. Ai e mban emrin e malit, në të cilin ndodhen rreth 20 fshatrave, të bashkuara në bashkinë Strumjani. Sipas traditës skena e festivalit ndodhet në fshatin Mikrevo, ku ka disa ansamble të njohura folklorike.
“Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit folklorik ndërkombëtar mirëpres më se 2800 pjesëmarrës – tregon drejtorja e tij, Snezhana Stoimenova. – Ka përfaqësues të më se 20 grupeve bullgare, më se 300 janë artistët nga Maqedonia, tri janë ansamblet nga Serbia. Publiku pret me padurim programet folklorike të ansambleve nga Turqia, Greqia, Shqipëria, Moldavia. Prej disa viteve, bashkë me Radion Bllagoevgrad dorëzojmë çmimin e posaçëm për interpretues të ri. Jemi shumë të kënaqur sepse në skenën tonë dalin nxënës nga shkolla muzikore nga qytetet Bllagoevgrad, Kjustendill, Sofje etj. Sipas vlerësimit të ekspertëve, festivali ynë është ndër 5 forumet më të mira folklorike në Bullgari me kontribut në ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë folklorike. Ky ishte dhe shkaku, për të cilin morëm çmimin “Leva e artë” të Këshillit Ndërkombëtar të Organizatorëve të Festivaleve për Folklor dhe Arte Tradicionale në Veliko Tërnovo. Festivali ka karakter konkurrues dhe pjesëmarrësit konkurrohen në kategori të ndryshme, të cilat janë shpallur dhe mund të shihen në sajtin e ngjarjes. Në juri marrin pjesë specialistë të njohur në fusha të ndryshme të artit folklorik. Nuk janë pak dhe nismat shoqëruese. Sivjet ato i janë kushtuar përvjetorit të 60-të të skulptorit të njohur bullgar Ivan Rusev. Ai vetë për herë të parë merr pjesë në forumin, i cili organizohet çdo vit në “Qytetin prej mermeri” të ndërtuar prej tij në Qendrën e Arteve “Ilinden”. Përpiqemi të kombinojmë traditat e larmishme folklorike, të prezantuara në skenën e festivalit me atmosferën artistike të Qendrës së Arteve dhe veprat e artit figurativ.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..