Afro 50 vjet vazhdojnë gërmimet dhe studimet rreth qytetit antik dhe mesjetar Misionis në afërsi të qytetit të sotëm Tërgovishte në Bullgarinë Veriore. Janë të filluara nga arkeologu i njohur Dimitër Ovçarov, kurse sot veprimtarinë e vazhdon djali i tij, po kështu historian dhe arkeolog profesor Nikollaj Ovçarov.
Sende të vlefshme kanë zbuluar arkeologët gjatë kësaj vere në tokën e qytetit antik. I përcaktojnë zbulimet e veta si një shpim të vërtetë në njohjen e jetës së njerëzve, të cilët kanë populluar rajonin e qytetit Tërgovishte. Sipas fjalëve të profesorit Ovçarov emërtimi i qytetit Misionis, do të thotë Mizije. Mbase ky ka qenë kryeqyteti i atëhershëm i Provincës Romake Lindore me të njëjtin emër gjatë shekullit të V-VI. Gërmimet dëshmojnë se në këtë qytet, kanë jetuar njerëz pasanik për kohën e tyre. Mes gërmimeve më interesante nga muajt e fundit janë dorezat prej bronzi të enëve me formën e zogjve dhe të panterës e cila i përngjan shumë reliefit prej guri të luanëve nga një nga kryeqytetet e Mbretërisë së Parë Bullgare (681 deri më 1018) nga fundi i shekullit të IX Veliki Presllav. Kjo rikujton se, qyteti ka qenë në oreolin e pushtetit mbretëror, në drejtimin e drejtpërdrejtë të udhëheqësit të shtetit.
Dëshmi për njerëzit e  pasur të cilët jetojnë në të, është ekzistenca e mbeturinave nga bursa tregtare  dhe monedhat e shumta, të gjetura nga arkeologët. Një mahnitje zgjojnë sendet e  punuara me shumë finesë prej kocke, një unazë prej argjendi, një vath prej  floriri, vath prej kristaleve malore e kështu me radhë. Një sasi të madhe prej  qelqi të sheshtë kanë gjetur arkeologët. Ai është përdorur për punimin e  vitrazheve, me të cilat kanë ishin të pajisura shtëpitë e banuesve në Misionis.  Bëhet fjalë për dritare jo të banesave, jo të klasës drejtuese, por të  tregtarëve të pasur rreth tyre, zanajatçi të ngritur në shoqëri, të cilët kanë  jetuar në afërsi të citadelës së qytetit. Ekzistenca e qelqit, vet për nga  vetja e vet flet dhe për pasurinë e Misionisit. Vëmendjen e shkencëtarëve e  kanë tërhequr mbeturinat e gotave prej qelqi, rreth 80 në numër të përqendruar  në mbeturinat e një godine. Rreth tyre janë zbuluar mbeturinat dhe të enëve të  tjera për të qerasur me verë dhe ushqim. E gjithë kjo është një dëshmi e  padiskutueshme se pikërisht këtu është gjendur një lokal antik shoqëror, në  ngjashmëri me restorantet e sotme dhe pijetoret.
“Kjo është një gjë e  rrallë në arkeologji, të ndeshesh në një lokal nga tokat tona nga periudha e  shekujve V-VI – shpjegon prof. Ovçarov. – Tani po i sistematizojmë gjërat nga  vera, tregojmë gërmimet nga muajt korrik, gusht dhe shtator. Ky është një han i  tërë, sepse është mjaft i madh, si hapësirë. Por përqendrimi i enëve dhe të  gotave për verë, pas të cilëve mund të pasionohen dhe ustallarët më të mirë të  sotëm, dëshmon se, ky ka qenë një lokal. Një han i ngjashëm mund të shikohet i  ruajtur shumë mirë në qytetin historik Pompej në Itali. Ajo të cilën e gjetëm  në Misionis është pikërisht një lokal i ngjashëm, të “tavernës” romake, e cila  mbase ka pasur dhe vende për të fjetur dhe mbase godina ka qenë në dy kate.  Përmes qytetit ka kaluar një rrugë kryesore romake,e cila kalon përmes  Misionisit nga Lindja në Perëndim, kurse ky han ka qenë i hapur, me hyrje drejt  rrugës. Është normale në një qytet të tillë të madh të ketë pasur një lokal në  krye të rrugës. Por jo sendet aty janë gjëja më e rëndësishme, por arkitektura.  Jam i befasuar për këtë sesi në këtë periudhë, të cilin ne shkencëtarët e  konsiderojmë si periudhë të rënies në perandori për shkak të sulmeve të  barbarëve, si pikërisht në këtë kohë, romakët mund të ndërtojnë një qytet të  pasur dhe përparues në majë të malit. Aty ndërtojnë godina, rrugë, sheshe. Ky  është një art i vërtetë, i cili dhe sot e kësaj dite zgjon një mahnitje.”
Banorët e Misionisit mesjetar u larguan nga qyteti i vet gjatë shekullit të XIV-të. Pavarësisht se treguan një rezistencë të fortë ndaj sundimtarëve osmanë, qyteza ishte grabitur dhe ishte djegur. Pas kësaj njerëzit shkuan për të jetuar në rrafshinë dhe jo rastësisht qyteti filloi të mbante emrin turk Eski Xhumaja, që në përkthim do të thotë “i vjetër, i lashtë, pazar i ditës së premte”. Kujtimi për Misionisin është transferuar dhe në emrin e qytetit të sotëm Tërgovishte.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA
Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..
Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...
Bellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja nëndetëse bullgare e ruajtur – “Sllava”. Ky mjet lundrues prej kohësh nuk e çan më thellësinë e..
"Për mua periudha nga Çlirimi deri në vitin 1944 është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e vlefshme, sepse mendoj se atëherë Bullgaria ka qenë në rrugën e..