Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët u betuan, por s’ka qartësi rreth qeverisë

БНР Новини
Foto: BTA

Ditën e hënë të kësaj jave Kuvendi i 43-të Popullor i zgjedhur më 5 tetor mbajti mbledhjen e tij të parë. Në sesionin ceremonial deputetët u betuan në respektimin e Kushtetutës së Bullgarisë dhe të legjislacionit bullgar. Për herë të parë pas ndryshimeve demokratike tetë formacione politike hynë në Parlament. Rreth një e treta e përfaqësuesve të popullit janë debutues. Qeveria e re përbëhet nga 194 meshkuj dhe vetëm 46 gra. Mirëpo, kryeparlamentare u zgjodh znj. Cecka Caçeva. Ajo është e vetmja femër kryeparlamentare në historinë e Parlamentit Bullgar dhe njëkohësisht kryeparlamentare e parë, e cila e përsërit këtë mandat.

Në pajtim me Kushtetutën ceremonia ishte udhëhequr nga deputeti më i moshuar, Stefan Danaillov nga “Partia Socialiste Bullgare – Bullgaria e Majtë”. Ai shprehu shpresën se përfaqësuesit e popullit do të punojnë në përforcimin e demokracisë në vend.

“Nëse në zemrat tona ka të paktën një pikë gjaku nga mesazhi i kanit bullgar Kubrat se “Bashkimin e bën forca”, atëherë duhet të bashkohemi me të gjitha forcat tona rreth së mirës së kombit bullgar dhe përpjekjet tona të përbashkëta të kontribuojnë në të ardhmen e vendit”, tha me lot në sy deputeti dhe njëkohësisht aktor i madh bullgar Stefan Danaillov.

Në fjalimin e tij Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev i thirri deputetët që më së fundi të pajtohen dhe me vendime të përbashkëta t’i zgjidhin problemet e shoqërisë bullgare, duke deklaruar se Bullgaria nuk ka nevojë për qeverisje të vetme.

“Bullgaria ka nevojë për Parlament që funksionon dhe qeveri të rregullt. Le të tregojmë se demokracia bullgare është pjekur për parimet e koalicionit – tha z. Rosen Plevneliev. – Ka mundësi të madhe që Bullgaria të qeveriset nga koalicionet dhe vitet e ardhshme. Le të zëvendësojmë mënyrën ballkanike të qeverisjes me atë evropiane – jo kot të japim poste dhe pushtet, por të mendojmë se çfarë është në favor të shtetit bullgar dhe kush i ka kompetencat që ta bëjë atë. Në vend të figurave të forta le të vëmë institucione të forta, le të mbështetemi te patriotizmi modern, i cili na mëson ta duam atdheun dhe popullin. Le të vazhdojmë reformat në sistemin e drejtësisë, sigurimet e pensionit, sektorin e sigurisë, punën e rregullatorëve, qeverisjen elektronike, infrastrukturën moderne dhe në efikasitetin dhe pavarësinë energjetike. Të lartpërmendurit janë me strategji për Bullgarinë dhe rreth këtyre ju duhet të bashkoheni”, vuri në dukje kreu i shtetit bullgar.

Nga tribuna e Parlamentit Bojko Borisov, lideri i partisë së ardhshme mandatore GERB përkufizoi tri variante të qeverisjes.

“Besoj se kolegët reformatorë – Fronti Patriotik deklaruan përkrahjen e tyre, me partitë e tjera gjetëm gjuhë të përbashkët rreth shumë çështjeve – jam gati të qëndroj në krye të qeverisë – tha z. Bojko Borisov. – Kjo e fundit mund të jetë me tri variante. Së pari Bullgaria të ketë mandat të shkurtër dhe bashkë me zgjedhjet lokale që priten, të zhvillohen dhe ato parlamentare. Së dyti, mandat dyvjeçar dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale, të zhvillohen dhe ato parlamentare. Së treti, mandat katërvjeçar. Atëherë u premtoj se nuk do të kandidojë për postin e presidentit që t’u përgjigjem të gjitha spekulimeve se e përgatis partinë për këtë datë. Jam dakord me propozimin e Bllokut të Reformatorëve të mos jem kryeministër. Në këtë variant nuk e di a mund t’i kontrolloj ministrat e GERB-it. Jam gati të bëj dialog në emër të shtetit.”

“Partia Socialiste Bullgare – Bullgaria e Majtë” do të përfaqësojë e majtën autentike dhe alternativën e qeverisë së djathtë që po formohet. Këtë e deklaroi lideri i Partisë Socialiste Bullgare, Mihaill Mikov. “Do të jemi opozitë konstruktive – tha z. Mihaill Mikov. – Do të mbështesim projektligjet, me të cilat jemi dakord dhe do të votojmë kundër projekteve, me të cilat nuk jemi dakord. Sepse për ne opozita e dukshme në fakt e pasqyron alternativën.”

Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, Ljutvi Mestan theksoi se partia e tij nuk do të përkrahë koalicionin antievropian pa parime: “Për ne është çështje e përgjegjësisë politike të japim përkrahje – pa marrë pjesë në qeverisje nëse ky është varianti – një profil i qartë euroatlantik i kabinetit të ardhshëm”, deklaroi z. Ljutvi Mestan.

Blloku i Reformatorëve do të punojë për qeverinë e qëndrueshme, për rikthimin e besimit të qytetarëve bullgarë. Bashkëkryetari Radan Kënev tha: “T’ia kthejmë Parlamentit rolin e institucionit, i cili zgjidh çështjet më të rëndësishme të kombit dhe jo t’u nënshtrohemi urdhrave të ministrave. Ne duhet ta kërkojmë kompromisin, por atë i cili është i nevojshëm për reformat, dhe jo kompromisin e falsifikuar të elitës që e njohim.”

Bashkëkryetarja tjetër Meglena Kuneva i thërriti forcat politike që të mendojnë mirë se qeveria e pakicës është me fatin e mos përfundimit të mandatit.

Z. Valeri Simeonov nga Fronti Patriotik mbështeti programin e koalicionit dhe foli rreth pozitës së patriotëve në Parlamentin e ri: “Fronti Patriotik do të kërkojë të pajtohet me të gjitha forcat politike për kufizimin e ndikimit të përfaqësuesve të partisë etnike.”

Nga “Bullgaria pa censurë” deklaruan se do të bëjnë çdo gjë që është e mundur që Parlamenti të funksionojë sa më shumë kohë dhe qeveria të kujdeset për popullin. “Do të prishim këtë Parlament nëse konfirmojmë se ai u shërben interesave të lotimit – tha z, Svetlin Tançev nga partia “Bullgaria pa censurë”. – Për fat të keq kjo praktikë ende mbizotëron.”

Gjatë mbledhjes deputetët e partisë “Ataka” u shpallën kundër simboleve të BE-së në Parlamentin Bullgar. “Ataka” do të qëndrojë sipër lumit të papastër të politikës bullgare dhe do të ngrihet si një shkëmb – tha lideri i nacionalistëve, Volen Siderov. – Sepse “Ataka” është kalaja e fundit e popullit bullgar. Kjo kala nuk do të rrëzohet, sepse po të bjerë ajo, do të shkatërrohet dhe Bullgaria.”

Koalicioni ABV (Alternativa e Rilindjes Bullgare) thërriti për pajtim kombëtar rreth çështjeve të cilat nuk kanë të bëjnë me partinë. Z. Ivajllo Kallfin deklaroi: “Le të ndryshojmë mendimin e njerëzve se nga politika e Bullgarisë s’bëhet gjë, se politikanët bullgarë janë të papërgjegjshëm, të cilët mbrojnë interesat e veta”.

Kryeparlamentarja Cecka Caçeva komentoi rezultatet e zgjedhjeve kështu: “Mësimi i parë që na dha zgjedhësi bullgar është përmbajtja. I dyti është pajtimi dhe i treti bashkimi. I katërti është përgjegjësia. Sot, duke u sjellë me përmbajtje dhe pajtim, duke qenë të bindur në nevojën e bashkimit, duhet të marrim përsipër të ardhmen e popullit bullgar dhe të mos përqendrohemi mbi interesat individuale. Duhet të kërkojmë vendimet më të mira legjislative për njerëzit të cilët votuan për ne.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD