Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti: Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Presidenti Rumen Radev
Foto: BTA

Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën Vjetore të Shefit të Mbrojtjes, e cila filloi në Sofje. Në konferencë, Admirali Emill Eftimov prezantoi "Analizën e statusit dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024". Radev theksoi se jemi dëshmitarë të një ndryshimi të paprecedentë të mjedisit të sigurisë në botë dhe në Evropë dhe të një paparashikueshmërie në rritje.

Po vjen radha e debatit rreth një rifokusimi të mundshëm të Shteteve të Bashkuara nga hapësira euroatlantike në rajonin e Paqësorit. Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion për një zgjidhje të shpejtë të këtij konflikti përmes diplomacisë. Qasja e liderëve evropianë është të vazhdojnë veprimet ushtarake dhe të kërkojnë nëpërmjet tyre vendosje të Ukrainës në një pozicion të fortë për negociata të mundshme të mëtejshme. Por e gjithë rrjedha e deritanishme e luftës tregon se kjo është një shpresë utopike, ajo do të shkaktojë edhe më shumë viktima, edhe më shumë shkatërrime dhe rrënime të Ukrainës, për të cilat Evropa në fund do të duhet të paguajë”, theksoi presidenti Rumen Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..

botuar më 25-10-31 7.30.MD
Ministri Georg Georgiev

Ministri i Jashtëm dëshiron prani më të madhe aleate në Detin e Zi

Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..

botuar më 25-10-31 10.40.PD
Raja Nazarjan

Kryetari i Parlamentit do të ndërrohet çdo 10 muaj

Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..

botuar më 25-10-29 5.08.MD