Para një viti qeveria në Bullgari vendosi t’i konsiderojë të varfra ekonomitë të cilat jetojnë me 125 euro në muaj. Mirëpo, qytetarët komentojnë se as rreth 400 euro mjaftojnë për të mbajtur një familje me dy fëmijë. Plus që në Bullgari ka pensionistë të cilët marrin nga 50 euro në muaj, pra nën kufirin e caktuar të varfërisë. Për mendimin e Prof. Ganço Gançev nga Instituti i Ekonomisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, varfëria është pengesa më e madhe në zhvillimin e Bullgarisë. Së bashku me një ekip specialistësh ai solli hulumtimin kushtuar aspekteve të ndryshme të luftimit të varfërisë vitet e fundit në vend.
Teza për ekzistencën e shumë personave të varfër dhe të shumë personave të pasur përbën një stimul ekonomik, nuk funksionon në Bullgari, thotë Prof. Gançev. Ai thekson se Bullgaria është ndër vendet evropiane me diferencë më të madhe midis të varfërve dhe të pasurve. Sipas specialistëve më shqetësues është fakti se një e treta e të varfërve janë të punësuar, por të ardhurat mujore i çojnë në kufirin e varfërisë. Më shumë të varfër ka mes grupit etnik të romëve, grupit të pensionistëve dhe personave jo të arsimuar.
“Të ardhurat e ulëta dhe papunësia e qëndrueshme ndikojnë negativisht mbi ekonominë kombëtare – vë në dukje znj. Spaska Petrova, zv.ministre e çështjeve të punës në qeverinë teknike të Georgi Bliznashkit. – Hulumtimi mbi varfërinë tregon se masat e ndërmarra deri tani nuk kanë qenë të mjaftueshme. Kriza ekonomike në botë preki dhe po ashtu ekonominë e Bullgarisë, dhe në veçanti synimin tonë për pakësimin e të varfërve me 260 mijë persona deri në vitin 2020. Bullgarët të cilët janë rrezikuar me varfëri u raportohen personave të BE-së të cilët jetojnë mbi nivelet mesatare të varfërisë. Një nga strategjitë e reja për pakësimin e numrit të të varfërve është ajo “Evropa 2020”.
Të gjitha hulumtimet mbi çështjen e varfërisë të cilat janë bërë deri tani tregojnë vetëm demensionet rajonale të problemit. Më së fundi u hartua karta e varfërisë në mbarë vendin. Rajoni Jugperëndimor është i zhvilluar më së miri, por tendenca e thellimit të varfërisë vlen për të gjitha rajonet e tjera. Besohej se turizmi do të jetë faktori i cili do ta zhvillojë ekonominë e vendit, por kjo nuk ndodhi. Pse?
“Bile ulja e vogël e PBB-së menjëherë shkakton stanjacion proporcional të të ardhurave në sektorin e turizmit – përgjigjet Doc. Presllav Dimitrov. – Nga viti 2000 deri tani pagat janë rritur me rreth 200 euro, por duhet pasur parasysh se të punësuarit në turizëm janë sezonialë. Përveç kësaj nuk kemi mekanizëm të mirë i cili ta mbajë personelin cilësor në Bullgari. Çdo vit punësohen persona të rinj të cilët sapo duhet të trajnohen dhe të cilët nuk shpërblehen mjaft. Pra, në këtë gjendje mund të paramendojmë se gjatë vitit 2024 të ardhurat në turizëm sërish do të jenë më se 500 euro dhe se ky sektor do të vazhdojë të gjenerojë varfëri.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..