Në periudhën nga 1 korrik deri më 31 dhjetor të vitit 2018, Bullgaria për herë të parë do të marrë kryesinë e rotacionit të Këshillit të BE-së. Kjo mund të bëhet pikë kthese si për mënyrën, në të cilën e pranojnë vendin tonë në Kontinentin e Vjetër, ashtu mund të shndërrohet në një stimul për ndryshime në plan kombëtar.
“Sfidat dhe mundësitë para kryesisë bullgare të BE-së në vitin 2018” është tema e konferencës, e cila do të mbahet më 13 nëntor në Sofje. Në të do të marrin pjesë pedagogë universitarë, ekspertë, përfaqësues të ambasadave të vendeve anëtare të BE-së. Organizator i veprimtarisë është ekipi i organizatës joqeveritare blEUprint. Në të punojnë kryesisht të rinj, që kanë mbaruar universitete prestigjioze evropiane, por kanë preferuar të punojnë në Bullgari.
Gjatë vitit 2018 do të kemi mundësi të tregojmë, se vendi ynë disponon potencialin e domosdoshëm politik dhe administrativ të udhëheqë BE-në gjatë këtyre gjashtë muajve dhe të rikthejë të paktën një pjesë prej besimit të humbur te ai. Në këtë janë të bindur anëtarët e ekipit blEUprint. Kryesia e rotacionit kërkon një bashkëpunim të pandërprerë midis tri shteteve, të cilët e realizojnë – shteti që dorëzon kryesinë, shteti që kryeson dhe ai, që do të marrë kryesinë pas këtyre gjashtë muajve. Kjo do të thotë, se në nivel politikë Bullgaria duhet të jetë një partnere e qëndrueshme dhe shpresëdhënëse e Britanisë së Madhe dhe e Estonisë. Administrata e përgatitur mirë dhe funksionuese është kushti i detyrueshëm për çdo shteti anëtar, i cili merr kryesinë. Sipas ekipit të organizatës blEUprint, kryesia është një moment i përshtatshëm për diskutimin e reformave në administratën shtetërore.
Analiza profesionale e kryesive të mëparshme gjithashtu është në thelbin e përgatitjes së suksesshme. “Bullgaria mund të mësojë përvojën e kryesisë poloneze, e cila u realizua në periudhën korrik – dhjetor të vitit 2011”, është i bindur Velisllav Ivanovi nga blEUprint dhe vazhdon:“Në një situatë tepër të vështirë të brendshëm politik Polonia arriti të mbrojë në nivel evropian disa nisma legjislative dhe të arrijë rezultate të konsiderueshëm në stabilitetin dhe rritjen ekonomike. Në fushën e zgjerimit të BE-së, ajo finalizoi negociatat për aderimin e Kroacisë. Si rezultat kryesia poloneze u vlerësua tepër lartë dhe mund të bëhet një shembull për shtetin bullgar.”
Dimitër Lillkovi nga blEUprint shton:“Gjatë vitit 2010 Belgjika ndodhej në një nga krizat e saj të radhës politike. Gjatë tërë periudhës gjashtëmujore të kryesisë, në krye të shtetit qëndronte një qeveri teknike. Prapëse prapi kryesia e saj vlerësohet si tepër e suksesshme. Dhe ky është një shembull si elita politike e një shteti, megjithë situatën e vështirë të politikës së brendshme, heq mosmarrëveshjet dhe arrin konsensus në emër të qëllimit të lartë.”
Bullgaria do të ketë mundësinë e jashtëzakonshme, që prioritetet e saj kombëtare të koincidojnë me të evropiane.“Pavarësia energjetike e Evropës është në rendin e ditës – thekson Dimitër Lillkovi. – Bullgaria bashkë me Republikat Baltike dhe Slloveninë vuajnë më shumë nga varësia e furnizimeve të gazit nga Rusia. Në se në Evropë do të krijohet një bashkim efektiv energjetik, kjo do të jetë në dobi të Bullgarisë. Kështu që roli prijës i venit tonë gjatë vitit 2018 mund të garantojë mundësi të mëdha për zgjidhjen e këtij problemi.”
“Një nga temat e tjera të rëndësishme, të cilët Bullgaria mund të përfshijë në rendin e ditës është politika e migracionit – vazhdon Velisllav Ivanovi. – Tani Italia kryeson BE-në dhe një nga temat kryesore është pikërisht kjo. Aktualisht vende si Bullgaria, Italia, Qiproja dhe Greqia vuajnë nga fluksi i refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme. Politika e tanishme evropiane për përballimin e këtij problemi nuk është efektive. Kështu që deri në fund të dekadës ka mundësi reale të krijohet një sistem solidar për orientimin e refugjatëve te të gjitha vendet e BE-së.”
Si Velisllav Ivanovi, ashtu edhe Dimitër Lillkovi janë kategorik, se Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet me rëndësi. Kryesia e këshillit i jep mundësi Bullgarisë të jetë aktive edhe në politikën e jashtme dhe në procesin e zgjerimit. Deri tashti vendi nuk ka iu përgjigjur shpresave të Brukselit të jetë një lojtar konstruktiv dhe i dukshëm në Gadishullin Ballkanik. Megjithëqë kohët e fundit Zhan-Klod Junker shpalli një ngrirje pesëvjeçare të pranimit të anëtarëve të rinj, Bullgaria mund të inkurajojë proceset e integrimit të Ballkanit Perëndimor, gjë që është në interesin e saj dhe mund të ndihmojë për prestigjin e saj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..