Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pianistja Fani Kucarova: “Muzika më bëri personalitetin që jam sot”

БНР Новини
Foto: fannykoutzarova.com

Fani Kucarova duke qenë pianiste, pedagoge dhe interpretuese solo njihet mirë jo vetëm mes muzikantëve, por dhe mes dashamirësve të zhanrit klasik. Arsimin ajo e ka kryer në Sofje, duke trashëguar talentin familjar në muzikë dhe mësimdhënie. Pianistja nuk pushon t’i bjerë instrumentit të preferuar prej saj, të incizojë vepra të reja dhe t’u japë mësime të vegjëlve dhe të rriturve. Gjatë nëntorit Fani ka përgatitur një sërë koncertesh interesante.

“Tema e cila më intereson më së shumti është përvjetori i 100-të i lindjes së profesoreshës sime të dashur Ljuba Ençeva – tregon Fani Kucorova. – Në kujtim e saj së bashku me klarinetistin Vencisllav Trifonov do të bëjmë një sërë koncertesh.”

Fani Kucarova ka mësuar artin e muzikës solo dhe artin e muzikës së dhomës në shkollën muzikore në Sofje në klasën e profesoreshës Ljuba Ençeva. Kjo e fundit është ndër pianistet më të mira të shekullit të kaluar me njohje në mbarë botën. Muzika e dhomës ka qenë zhanri i preferuar i profesoreshës. Bashkë me profesorin Sava Dimitrov ajo ishte përfshirë në duetin e parë për piano dhe klarinetë.

“Pikërisht ky duet i së kaluarës u bë shkak për themelimin e formacionit tim me Vencisllav Trifonovin – komenton Fani. – Koncertet tona përfshijnë tri sonata të duetit Ljuba Ençeva-Sava Dimitrov. Shumë vite isha në kërkim të një klarinetisti të mirë dhe ja se e gjeta te Vencisllav Trifonov. Deri tani kemi pasur disa ture. Jemi të kënaqur sepse në repertorin e duetit ka vepra të shkruara posaçërisht për ne. Autori i tyre është kompozitori hebraik me origjinë ruse Boris Levenberg. Prej 20 vjetëve jam në duet edhe me kitaristin Rosen Ballkanski. Në fakt, bëhemi një trio interesante kur jem bashkë me Rosenin dhe Vencisllavin. Doli se pikërisht për këto instrumente – piano, kitarë dhe klarinetë, Moris Ravel ka sjellë muzikë shumë të bukur.”

Përveç muzikës bashkëkohore në repertorin e Fani Kucarovës gjendet dhe muzika klasike, romantike dhe paraklasike. Karriera e saj e muzikantes solo tani për tani ka të bëjë vetëm me incizime. Fanit ia kanë propozuar pjesëmarrjen në projektin e madh “Invencione dyzërshe dhe trezërshe” të Bahut. Pianistja ka dëshirë të incizojë disa vepra të një kompozitori bullgar me origjinë hebraike – Menahem Bensusan. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ky i fundit duhej të emigronte në SHBA. Ai ka qenë dentist për nga profesioni, por deri në fund të jetës nuk ka pushuar të kompozonte muzikë me tinguj tipikë bullgarë. Kompozitori nuk ka pasur trashëgimtarë, një shok i tij i ka arkivuar veprat e Menahem Bensusanit dhe i ka dërguar ato në Izrael. Nga ajo kohë kanë kaluar vite të tëra dhe koncerti i parë në të cilin Fani Kucarova ka prezantuar një pjesë të veprave ishte para 10 vjetësh dhe këto janë incizuar në Radion Kombëtare Bullgare. Fusha e tretë ku pianistja zhvillohet profesionalisht është mësimdhënia. Nxënësit e saj janë nga mosha 3 vjeçare deri në moshën 56 vjeçare. Bashkë me ta më 9 nëntor Fani do të japë koncert në Sallën e Arkitektëve në Sofje.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD