Trilogjia epike “Kryezoti i unazave” të Xhohn Tolkinit do të prezantohet tek ne në një formë të paparë. Në një ekran të stërmadh 25-metrash që projekton HD, muzika e filmit do të shfaqet në sinkron me videon. Numri i përbashkët i muzikantëve, të cilët do të dalin në skenë do të jetë 250 – Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, Kori i Përzier i Fëmijëve i radios, Kori i Djemve të Sofjes. Në sajë të njërit prej organizatorëve – Petër Dimitrov “vizitojmë” prapaskenën e këtij spektakli të madh:
“Lordoftheringsinconcert” i bashkon dy nga artet më fitimprurëse – kinemaja dhe muzika. Në sallën “Arena Armeec” të Sofjes më 5 dhjetor do të dëgjojmë dhe do të shikojmë diçka që nuk ka ndodhur më parë. Muzika e kompozitorit Howerd Shore për “Kryezotin e unazave” është shkruar kështu që të interpretohet me vegla të posaçme. Ai përdor vegla shumë interesante – një kudhër të stërmadhe, mbi të cilën interpretohet me çekan avulli, çaparë të prerë në formën e spirales, për të lëshuar një tingull të posaçëm.“Distressed” pianoja (siç e quan vetë kompozitori) është vetëm lira e pianos, mbi të cilën interpretohet me zinxhirë. Kompozitori i bëri këto modifikime për të nxjerrë tingullin e kërkuar. Posaçërisht për koncertin importuam daulle japoneze (tajko). Sinkronizimi i muzikës dhe imazhit në ekran do të bëhet me anë të teknikës së posaçme që erdhi nga Gjermania. Për lehtësimin e dirigjentit para tij përveç partiturave do të ketë një ekran me treguese drite. Filmi do të projektohet me titra në gjuhën bullgare. Ekrani do të ndodhet mbi orkestrën. Inxhinierët tanë siguruan dukshmëri të mirë nga të gjitha këndet e sallës.”
Zgjedhja e Orkestrës së Radios Kombëtare Bullgare nuk është e rastit. Menaxheri i projektit dhe vetë Howerd Shore e zgjodhën atë për shkak të profesionalizmit të saj të lartë. Kapaciteti i sallës është 7 mijë vende. Dirigjent do të jetë Marian Kraev, i cili është gjerman me prejardhje bullgare dhe aktualisht drejton Orkestrën Simfonike të Munihut.
Teknika në të vërtetë është mbresëlënëse – 60 bokse dhe 30 subwoofera–dhe në saj të saj publiku do të kënaqet me një përjetim krejt realist.
Gjatë dy vjetëve të ardhshme adhuruesit e sagës epike mund të presin interpretimet e koncerteve të dy pjesëve të tjera të trilogjisë. Petër Dimitrov tregon për historinë e projektit:
“Para 12 vjetësh Howerd Shore krijoi një vepër me emër “LordoftheRingsSymphony”. Bëhet fjalë për muzikën e filmit që interpretohet si një simfoni me 6 pjesa. Koncerte të tilla tashmë ka pasur në tërë botën me orkestra të ndryshme. Gjatë interpretimeve në ekrane të mëdha projektohen fotografi nga filmi. Kur shikoi një projekt tjetër të tillë Howerd Shore shkoi në “New line kinema”dhe i mori të drejtat mbi filmin. Kështu ai krijoi “Lord of the rings in koncert”. Presim një ekip me nivel të lartë të profesionalizmit, në krye me dirigjentin Dejvid Rajc, kështu edhe Xhef Markovic, i cili përgjigjet për cilësinë e projektit. Ai e ka marrë përsipër përgjegjësinë për realizimin e projekteve të tjera të tilla me të njëjtin format – “Piratët e Karaibeve” dhe “Matrix”. Presim ekipet teknike nga Anglia dhe Gjermania. Të gjitha pjesëmarrësit punojnë fortë për realizimin e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme tek ne.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..