Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimi "Bullgarja e Vitit" - 2023 udhëton nga Sofja drejt Milanos

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

Nevenka Kostadinova, Bosilegrad: Misioni im është që bullgarët këtu të mos largohen në vatrat e tyre

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023
Foto: IABCH

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava Nedjallkova, themeluese e grupit folklorik “Nashenci” në Milano. Ajo është fituese e çmimit Bullgarja e Vitit "Shën Zllata Mëglenska" - 2023.

Çmimi u dha për herë të 12-të nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit (IABCH) dhe nderon bashkatdhetarët që promovojnë kulturën, gjuhën dhe traditat bullgare dhe aktivitetet e tyre nuk janë të kufizuara brenda një vendi. Në këtë mënyrë, IABCH drejton vëmendjen tek përpjekjet e këtyre grave bullgare, të cilat jo vetëm janë përshtatur me sukses në një vend të huaj, por edhe kanë arritur të mbajnë gjallë frymën bullgare dhe të bashkojnë komunitetet tona emigrante.

Të nominuara për çmimin "Bullgarja e Vitit" për vitin 2023 ishin 24 zonja të nderuara nga 19 vende - edukatore, drejtuese të ansambleve folklorike, themeluese të bibliotekave dhe shoqatave kulturore, mbrojtëse të gjuhës bullgare. Ndër emrat e ndritur që marrin çmimin pas vdekjes së tyre janë Galina Todorova nga Instituti i Kulturës në Republikën Çeke dhe Ganna Todorova, e cila ia kushtoi gjithë jetën e saj ruajtjes së çdo gjëje bullgare në komunitetet tona në Ukrainë dhe Moldavi.
Drejtorja ekzekutive e IABCH-së Rajna Manxhukova ia dorëzon çmimin - Bullgarja e preferuar e publikut Nevenka Kostadinovës nga Bosilegradi
Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit nderoi Nevenka Kostadinovën nga Bosilegradi i Serbisë me çmimin - "Bullgarja e preferuar e publikut". Ky çmim i jepet zonjës Kostadinova për punën e saj të palodhshme për të ruajtur bullgarët si komunitet në qytetin e vogël të Bosilegradit. Ajo së bashku me familjen e saj punëson më shumë se 100 persona në punishten e saj të zdrukthtarisë. “Një bullgare ka sukses dhe fuqi po aq sa ka edhe mbështetje nga familja” – thotë Nevenka Kostadinova.

"Unë jam një grua për të cilën fati vendosi të lindë jashtë kufijve të Bullgarisë. Kur je larg atdheut, çdo gjë bullgare është shumë më e bukur dhe më e afërt me ty. Misioni im dhe i familjes sime është t'u jap mundësi njerëzve që të qëndrojnë, të mos ikin nga vendlindja e tyre, të qëndrojnë pranë vatrave të tyre, sepse sipas meje, nuk ka asgjë më të mirë se kjo!

Ikonën e Shën Zllata Mëglenska, të pikturuar me dorë nga Antonia Stankova, e mori fituesja e re e çmimit "Bullgarja e Vitit" për vitin 2023, Radosllava Nedjallkova. Ceremonia u zhvillua më 18 tetor - ditën e caktuar nga kisha për të nderuar shenjtoren Zllata Mëglenska, e zgjedhur si mbrojtësja qiellore e bullgarëve jashtë vendit.

"Ikona e Shën Zllata Mëglenska do të udhëtojë mijëra kilometra, duke mbartur një grimcë të ndjenjës se distanca nuk ndryshon ndjenjën e përkatësisë, identitetit bullgar dhe vetëdijen e bashkatdhetarëve tanë jashtë Bullgarisë," theksoi nënpresidentja Ilijana Jotova në urimin e saj drejtuar pjesëmarrësve, nën patronazhin e së cilës zhvillohet konkursi i IABCH-së.

"Nuk e dija se ekzistonte një nder kaq i madh" - ndau Radosllava Nedjallkova nga Milano për Radio Bullgarinë dhe e përshkroi çmimin "Bullgarja e Vitit" që iu dha në këtë mënyrë:
Radosllava Nedjallkova
"Ky çmim është një përgjegjësi e madhe, të cilën unë do ta vendos në një vend të dukshëm - do të më japë forcë për çdo gjë që bëj, për të vazhduar ta bëj atë me më shumë zell. Grupet folklorike janë zemrat e shumicës prej komuniteteve bullgare në mbarë botën. Dikush shkon në kishën bullgare atje, pastaj kërkon grupin e vallëzimit - kur është jashtë vendit, kërkon të ndjejë Bullgarinë, dhe çfarë më mirë se sa ta ndjejë atë përmes valleve popullore, përmes bashkatdhetarëve tanë që janë atje, që flasin për vendin tonë, që bëjnë verore së bashku. Prandaj është kaq e lehtë për këto grupe të jenë të bashkuara dhe të mbajnë kontakte. Fillimi i kontakteve tona daton në vitin 2016, kur filluam të flisnim për shoqatën tonë e cila tashmë po bën disa vite që është aktive, por në atë kohë ishte vetëm një ëndërr. Të bashkoheshim, të ishim bashkë, të ndanim problemet tona, sepse gjërat që bëjmë jashtë kanë shumë të përbashkëta."

Foto: IABCH; BTA; Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Riga prezantohet një ekspozitë me rastin e 140-vjetorit të Bashkimit të Bullgarisë

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Mënyra më fisnike” është motoja e Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, i cili u..

botuar më 25-11-11 8.00.MD
Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/

Një pllakë përkujtimore në Modena të Italisë përkujton basin e famshëm Nikollaj Gjaurov

Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga..

botuar më 25-11-11 5.05.PD

Në “Kaligrafikisht” Nikolla Buzov identifikon pikturat me artin e shkrimit të bukur

Në ekspozitën e tij të re, Nikollaj Buzov ndjek parimet e artit kaligrafik, duke paraqitur një harmoni simbolesh dhe shenjash abstrakte. Kanavacat piktoreske nxjerrin në pah lehtësinë dhe lirinë me të cilën artisti krijon strukturat e tij gjeometrike...

botuar më 25-11-09 9.00.PD