Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti antik Nove kujton të kaluarën

Foto: bg.wikipedia.org

Në afërsi të qytetit të Danubit Svishtov (Bullgari Veriore), të njohur me arkitekturën e tij të bukur, turistët mund të zhyten në atmosferën e së kaluarës. Këto territore janë populluar që në zanafillën e njerëzimit. Së ishin qenë vendbanimet e trakëve të lashtë dhe 45 vjet pas erës së re romakët kanë ngritur një kamp të madh legjionar. Në të janë vendosur familjet e veteranëve të luftërave, ato të tregtarëve dhe zejtarëve. Sot duken mbeturinat e fortesave, të vendbanimeve dhe ndërtesave administrative. Po ashtu turistët vijnë këtu për të parë mbeturinat e rrugëve të dikurshme, të termave rome dhe të një kompleksi që ka të bëjë me periudhën e hershme të krishterimit. Qyteti Nove supozohet të jetë njëra nga qendrat kryesore të krishterimit të hershëm që daton prej shekujve IV e V-të. Në atë kohë Noveja ka qenë kryeqytet i perandorit Teodoriku i Madh. Liturgjitë e para në gjuhën e gotëve i ka kryer peshkopi Vulfila. Para pak kohësh qyteti antik u restaurua sipas projektit “Noveja – zemra e legjionit” të programit operativ “Zhvillimi rajonal”.

Më shumë rreth objektit arkeologjik mësojmë nga Zv.kryetari i Bashkisë së Svishtovit, z. Pllamen Aleksandrov:

“Dikur qyteti antik ka qenë shtabi i legjionit të parë italian, e ashtuquajtura “principi”. Pranë tij gjendej kompleksi i peshkopëve, i cili daton nga shekujt IV-V-të. Në qytetin e lashtë ka pasur dy bazilika – një e vogël dhe një e madhe, si dhe një pagëzore. Besohet se aty janë pagëzuar fiset e gotëve të cilat janë vendosur në rajon. Përveç mbeturinave dhe artefakteve në qytetin antik Nove, turistët mund të marrin pjesë në ngjarje të cilat u ngjajnë atyre të së kaluarës.”

Çdo pranverë Noveja kthehet në një arenë të gladiatorëve, legjionarëve dhe barbarëve, pra këto janë ngjarjet që simulohen për t’u kujtuar koha e lashtë. Këto ngjarje zhvillohen për shkak të festivalit të njohur kushtuar trashëgimisë së lashtë “Shqiponja e Danubit”. Në këtë të fundit marrin pjesë si grupe nga Bullgaria, ashtu dhe grupe të huaja nga Italia, Rumania dhe Polonia.

Foto: Bulfoto“Grupet vendase tregohen ambicioze në organizimin e ngjarjeve të tilla– vë në dukje z. Aleksandrov. – Për këtë qëllim ne bashkëpunojmë me operatorë të ndryshëm turistikë. Çdo vit festivali vizitohet nga më se 6 mijë të huaj. Një pjesë prej tyre vjen posaçërisht për të parë spektaklin e operës i cili spektakël jepet në ditën e dytë të festivalit dhe gjithmonë ka të bëjë me ndonjë tematikë të lashtë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalaja

Vizitori i parë i vitit në Kalanë e Carevecit u prit me dhurata

Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore)  priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend.  Turisti..

botuar më 25-01-01 5.53.MD

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD

Verë, spa, aventurë dhe relaksim - kombinimi perfekt për pushim

Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..

botuar më 24-12-31 7.05.PD