Në afërsi të qytetit të Danubit Svishtov (Bullgari Veriore), të njohur me arkitekturën e tij të bukur, turistët mund të zhyten në atmosferën e së kaluarës. Këto territore janë populluar që në zanafillën e njerëzimit. Së ishin qenë vendbanimet e trakëve të lashtë dhe 45 vjet pas erës së re romakët kanë ngritur një kamp të madh legjionar. Në të janë vendosur familjet e veteranëve të luftërave, ato të tregtarëve dhe zejtarëve. Sot duken mbeturinat e fortesave, të vendbanimeve dhe ndërtesave administrative. Po ashtu turistët vijnë këtu për të parë mbeturinat e rrugëve të dikurshme, të termave rome dhe të një kompleksi që ka të bëjë me periudhën e hershme të krishterimit. Qyteti Nove supozohet të jetë njëra nga qendrat kryesore të krishterimit të hershëm që daton prej shekujve IV e V-të. Në atë kohë Noveja ka qenë kryeqytet i perandorit Teodoriku i Madh. Liturgjitë e para në gjuhën e gotëve i ka kryer peshkopi Vulfila. Para pak kohësh qyteti antik u restaurua sipas projektit “Noveja – zemra e legjionit” të programit operativ “Zhvillimi rajonal”.
Më shumë rreth objektit arkeologjik mësojmë nga Zv.kryetari i Bashkisë së Svishtovit, z. Pllamen Aleksandrov:
“Dikur qyteti antik ka qenë shtabi i legjionit të parë italian, e ashtuquajtura “principi”. Pranë tij gjendej kompleksi i peshkopëve, i cili daton nga shekujt IV-V-të. Në qytetin e lashtë ka pasur dy bazilika – një e vogël dhe një e madhe, si dhe një pagëzore. Besohet se aty janë pagëzuar fiset e gotëve të cilat janë vendosur në rajon. Përveç mbeturinave dhe artefakteve në qytetin antik Nove, turistët mund të marrin pjesë në ngjarje të cilat u ngjajnë atyre të së kaluarës.”
Çdo pranverë Noveja kthehet në një arenë të gladiatorëve, legjionarëve dhe barbarëve, pra këto janë ngjarjet që simulohen për t’u kujtuar koha e lashtë. Këto ngjarje zhvillohen për shkak të festivalit të njohur kushtuar trashëgimisë së lashtë “Shqiponja e Danubit”. Në këtë të fundit marrin pjesë si grupe nga Bullgaria, ashtu dhe grupe të huaja nga Italia, Rumania dhe Polonia.
“Grupet vendase tregohen ambicioze në organizimin e ngjarjeve të tilla– vë në dukje z. Aleksandrov. – Për këtë qëllim ne bashkëpunojmë me operatorë të ndryshëm turistikë. Çdo vit festivali vizitohet nga më se 6 mijë të huaj. Një pjesë prej tyre vjen posaçërisht për të parë spektaklin e operës i cili spektakël jepet në ditën e dytë të festivalit dhe gjithmonë ka të bëjë me ndonjë tematikë të lashtë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..
Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...