Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vizionet për Evropë: prioritetet evropiane nga pikëpamja bullgare”

Foto: movebg.com

“Vizionet për Evropë: prioritetet evropiane nga pikëpamja bullgare” është tema e një diskutimi që zhvillohet sot në Sofje. Organizatorja është platforma e qytetarëve MoveBG (Bullgaria mund), shkaku konkret – libri i saj i parë me tematikë evropiane Vizionet për Evropë. prioritetet evropiane nga pikëpamja bullgare”. Në 100 faqe 13 ekspertë të dalluar bullgarë japin mendimet e tyre për prioritet sociale, ekonomike dhe gjeopolitike të BE-së në kontekstin e programit të Komisionit të ri Evropian dhe të kryetarit të tij Jean-Claude Juncker.

“Arsyeja të flasim për Evropë është fakti se 7 vjet pas aderimit tonë në BE, janë pak njerëzit, të cilët e kuptojnë dhe e shfrytëzojnë përkatësinë tonë evropiane – tha në intervistë për Radio Bullgarinë Sasha Bezuhanova – themeluesja e MoveBG. – Evropa nuk është vetëm programe operative, mundësi për financim apo sanksione. Ne mund të ndikojmë mbi procesin evropian, mund të jemi pjesë e politikës evropiane. Po diskutojmë propozimet tona për zgjidhjen e problemeve të mëdha të zhvillimit të Evropës – a ajo duhet të jetë federative apo e kombeve, si të bëhet ajo më e aftë për konkurrencë, si të adresohen më efektivisht problemet e tregut të përbashkët dhe ato të sigurisë së jashtme.”

Libri vjen pas programit të MoveBG “Ti lëviz Evropën” dhe pas konferencës së organizuar në vigjiljen e zgjedhjeve evropiane gjatë vitit 2014 “Vizionet për Evropë. Evropa – kjo jemi ne”.

“Momenti është historik dhe është shumë i favorshëm, sepse Evropa ka liderë të rinj, Bullgaria gjithashtu ka qeveri të re. Nga kjo pikëpamje në nivelin e udhëheqjes politike Bullgaria dhe Evropa mund të sinkronizohen mirë. Në libër janë komentuar shumë prej prioriteteve të programit ambicioz të Jean-Claude Juncker. Bashkimi energjetik komentohet nga disa autorë, por theksi është punimi i Martin Vladimirovit – ekspert në fushën e sigurisë energjetike. Tema tjetër e rëndësishme është konkurrueshmëria e Evropës. Në këtë lidhje në programin e Juncker-it parashikohen masa për stabilizimin e tregut të brendshëm dhe për përforcimin e prodhimit. Prioriteti tjetër është një bashkim ekonomik dhe monetar më i drejtë. Autorët tanë Evgeni Angelov dhe Kiril Petkov komentojnë konkurrueshmërinë e Evropës si një perspektivë dhe mundësin e përfshirjes adekuate të Bullgarisë në zhvillimin e saj.Një nga temat e tjera të rëndësishme është procesi demokratik dhe përfshirja e qytetarëve në të me anë të metodave të reja. Mbi këtë temë punonte Asja Kavrëkova – drejtorja e Shërbimit Evropian të Veprimit Civil (ECAS) në Bruksel. Do të jep një shembull prej veprimtarisë së MoveBG. Ne punonin në mënyrë të suksesshme mbi një nismë civile për pluralizëm të mediave bashkë me 10 shtete evropiane. Në kuadrin e saj mund të votohet online në përkrahje të idesë për krijimin e një direktive të re evropiane për mediat. Përveç kësaj kemi dhe një pozitë eksperte të doktorit Hristo Hristev, profesor i drejtësisë së BE-së në Universitetin e Sofjes për Bashkimin Bankar dhe për Mbikëqyrjen Bankare – tema që janë shumë aktuale nga pikëpamja e sigurisë së përbashkët evropiane.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti dhe diplomacia bullgare mirëpresin armëpushimin në Gaza

Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të qëndrueshme. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në kryeqytetin estonez Talin, ku mori pjesë në një..

botuar më 25-10-10 12.36.MD
Monumenti i Mirënjohjes në Burgas

Ministria e Jashtme dënon sulmet ndaj një sinagoge dhe një monumenti hebre

Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje falënderimi për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ministria e bëri të ditur këtë..

botuar më 25-10-09 12.24.MD
Bojko Borisov

Ish-Kryeminisri dhe lideri i GERB Bojko Borisov mbi takimin e tij me Trump Jr.: "Një drekë informale nga e cila nuk doli asgjë"

Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një..

botuar më 25-10-08 12.17.MD