Kohët e fundit zyrtarët e lartë të Komisionit Evropian e bënin të qartë se nuk interesohen për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, i cili duhej të transportonte gaz rus përmes territorit të Bullgarisë drejt Evropës Qendrore e Perëndimore. Pas njoftimit skandaloz të Presidentit të Rusisë Vlladimir Putin se pezullon projektin dhe për këtë e fajëson Bullgarinë, Brukseli reagoi në favor të Bullgarisë. Kjo u bë e qartë në vizitën e Kryeministrit tonë Bojko Borisov në Bruksel.
Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker shprehu përkrahjen e BE-së për Bullgarinë, duke thënë se do të ndërmerren masa konkrete në zhvillimin e vendit dhe në rritjen e mirëqenies së shtetasve bullgarë. Në fakt Bullgaria respektonte kushtet e Brukselit për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore”. Ja pse vendi duhet të kompensohet sepse doli se pala humbëse në kundërshtimin Rusi-Evropë në kuadër të krizës në Ukrainë është pikërisht Bullgaria. Nga Brukseli mendojnë se megjithë situatën aktuale, gazsjellësi “Rryma Jugore” mund të ndërtohet, në qoftë se Rusia respekton legjislacionin evropian në territorin e Bullgarisë.
Përkrahja e Brukselit i erdhi mirë Bullgarisë. Pas dështimit të projektit “Rryma Jugore” priten subvencione më të larta nga BE-ja. U bë e qartë po ashtu se fondet evropiane sipas programeve operative “Mjedisi” dhe “Zhvillimi rajonal” do të zhbllokohen për Bullgarinë. Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc, Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker dhe Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk shprehën përkrahjen e tyre për Bullgarinë. Ata theksuan se vendi është gati të anëtarësohet në Zonën e Shengenit dhe se brenda disa viteve do të hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare mbi sistemin e drejtësisë dhe punët e brendshme në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi qendra e shtypit GERB-SDS. Grupi parlamentar i "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" rreth Ahmed..
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri..
0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare...
Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën..