Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgaria në Shengen” – tehu i përpjekjeve tona

БНР Новини
Foto: BGNES

Bullgaria ka vendosur të bëjë hapa jo të zakontë në rrugën drejt anëtarësimit në zonën e qarkullimit të lirë të mallrave dhe njerëzve. “Bullgaria në Shengen” është libri të cilin Zv/kryeministrja Meglena Kuneva paraqiti para kolegëve të saj gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e mërkurë.

“Ky është tehu i përpjekjeve tona javët e fundit, përfshiu pas sinjaleve pozitive të BE-së që morëm gjatë takimit të parë të kryeministrit Bojko Borisov në Bruksel – vuri në dukje znj. Kuneva. – Zyrtarët e lartë përkrahin Bullgarinë në aderimin e saj në Shengen. Ndonjëherë problemi ka të bëjë me detajet, por duhet të jeni të bindur se Bullgaria është gati për Zonën e Shengenit. Libri është hartuar në partneritet me MPB-në. Aty gjendet një paraqitje e shkurtër për arritjet tona dhe po ashtu shumë fotografi, pra dëshmi për gatishmërinë tonë. Libri do të përkthehet anglisht dhe do t’i lus MPB-së që të bëjë deklarata diplomatike në çdo vend anëtar të BE-së.”

Bullgaria ka plotësuar kërkesat e anëtarësimit në Zonën e Shengenit. Për këtë dëshmojnë raportet e komisioneve të ndryshme evropiane, të cilat janë publikuar në librin e znj. Meglena Kuneva. Në këto raporte jepet vlerësime pozitive për sa u përket kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, të cilët Bullgaria i kontrollon mirë. Po ashtu shkruhet se Bullgaria është plotësisht gati të aplikojë legjislacionin evropian. Në librin “Bullgaria në Shengen” lexohet për masat që Bullgaria ka ndërmarrë dhe të cilat masa përkojnë me praktikat më të mira evropiane me qëllim arritjen e sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe Shengenit. Libri i Zv/kryeministres jep informacione për pjesëmarrjen e Bullgarisë në Policinë Kufitare të Agjencisë për Administrim dhe Bashkëpunim Operativ në kufijtë e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së – FRONTEX. Po ashtu janë publikuar planet e qeverisë në përballimin e situatës kritike lidhur me valën e imigrantëve në territorin e Republikës së Bullgarisë. Një kapitull i veçantë i është kushtuar bashkëpunimit midis autoriteteve kufitare bullgare dhe atyre të Rumanisë, Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë.

Në rezolutën e 8 qershorit 2011 të BE-së është deklaruar gatishmëria e Bullgarisë dhe Rumanisë për t’u anëtarësuar në Zonën e Shengenit. Më 9 qershor 2011 Këshilli Evropian miratoi përfundimet se Bullgaria dhe Rumania kanë plotësuar kushtet e duhura të anëtarësimit. Franca, Holanda, Gjermania dhe Finlanda ngulnin këmbë që një herë të pritet raportet verore për Bullgarinë dhe Rumaninë për sa i përket Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Vlerësim dhe më tutje të shqyrtohet anëtarësimi i dy vendeve në Shengen. Franca dhe Gjermania ishin njëzëri se aderimi i Bullgarisë dhe Rumanisë, në veçanti të vendit tonë, ka të bëjë me përballimin e valës së imigrantëve. Më së fundi Këshilli Evropian vendosi të shqyrtonte këto çështje sa më shpejt, por jo më vonë se shtatori i 2011-ës. Por ende nuk ka asnjë vendim konkret.

Qeveria bullgare ngul këmbë që anëtarësimi i vendit në zonën e qarkullimit të lirë të mallrave dhe njerëzve të mos lidhet me raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian i cili raport pritet të paraqitet gjatë muajit janar dhe do të jetë mbi çështjet e drejtësisë. Në fund të muajit të kaluar Zv/kryeministrja Meglena Kuneva paralajmëroi se raporti do të krahasojë arritjet në sistemet e drejtësisë të Rumanisë dhe Bullgarisë dhe se përfundimet nuk do të jenë në favor të vendit tonë. Pavarësisht faktit se Bullgaria ka plotësuar kërkesat teknike të anëtarësimit në Shengen, jo të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të mendimit se mund ta garantojmë sigurinë e zonës. Para disa ditësh holandezi Frans Timermans, Zv/president i Komisionit Evropian i cili përgjigjet për monitorimin e Bullgarisë dhe Rumanisë tha se raporti nuk duhet të lidhet me aderimin e dy vendeve në Shengen.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD