Arkitekti i bordit monetar bullgar ekonomist amerikan Stiv Hanke u shpreh negativisht për menaxhimin e buxhetit, sistemit bankar dhe politikës në Bullgari. Ai ishte mysafir i posaçëm në Forumin Ekonomik Bullgar i cili u mbajt në Sofje.
“Burimi i mjerimit në Bullgari është mungesa e besimit te sektori bankar në ekonominë e vendit dhe po ashtu te biznesi në politikën e qeverive bullgare. Keni nevojë shumë të madhe për rikthimin e besimit, për reformat e Margaret Thatcher-it në Britaninë e Madhe gjatë vitit 1981”, është i mendimit profesor Stiv Hanke.
Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Ndërtimit Liljana Pavllova dhe Ministri i Ekonomisë Bozhidar Llukarski vënë në dukje se do t’ua rikthejnë besimin biznesit, duke investuar fondet evropiane në bizneset reale. Bëhet fjalë për prokurime publike lidhur me ndërtimin e infrastrukturës rrugore ku më se 70 për qind formohet nga financimi i BE-së. Dhe po ashtu për koncesione publike-private falë të cilave ministrja Pavllova parashikon reforma në sektorin e ujërave dhe në rehabilitimin e banesave.
“Për fat të keq partneriteti midis biznesit dhe shtetit sikur është bërë fjalë e pistë. Me përpjekje të përbashkëta duhet të bëjmë ashtu që ky partneritet ta gjejë vendin e tij të denjë” – komentoi ministrja Pavllova.
Për mendimin e ekonomistit Stiv Hanke masat e parashikuara të kabinetit nuk do ta rikthejnë besimin e humbur. Në plan afatgjatë partneritetet publike-private të cilat kabineti “Borisov 2” ka ndërmend të bëjë janë burim korrupsioni.
“Partneriteti midis biznesit dhe shtetit në Bullgari çon në korrupsion”, kategorikisht u shpreh profesori amerikan.
Në lidhje me pritjet e mëdha për sa u përket fondeve të BE-së, ai rekomandoi të mos ndërlidhemi shumë me to. Ndryshe, kjo do të çonte në shtimin e burokracisë dhe korrupsionit. Në lidhje me rikthimin e besimit z. Stiv Hanke rekomandoi që të pakësohen shpenzimet e shtetit, të zgjidhen çmimet e energjisë elektrike, të shfrytëzohet privatizimi si burim financimi dhe së shpejti të zgjidhet çështja e bankës së falimentuar Banka Korporative Tregtare. Sipas ekonomistit amerikan e vetmja gjë e sigurt në Bullgari është bordi i aplikuar në Bullgari gjatë 1997-ës pavarësisht thashethemeve për heqjen e tij.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se partia do ta kundërshtojë atë kur projekti të dalë për diskutim në parlament. "Dje na u paraqit..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në konferencën në Sofje me temën “Bullgaria..
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..