Etropole është një qytezë që ndodhet 81 km larg Sofjes. Përshtypje bëjnë shtëpitë e tij të ruajtura nga koha e Rilindjes bullgare. Disa prej tyre janë kthyer në hotele atraktive familjare dhe ofrojnë kushte të mira për pushim mes natyrës së bukur të malit Ballkan.
 Ndër kuriozitetet e  qytetit  është Kulla e sahatit nga viti  1787 që ndodhet në qendrën e tij. Ajo është e lartë 20 m dhe është ndërtuar me  gurë lumorë dhe shtuf gëlqeror. Në fillim ishte menduar si një kullë mbrojtëse,  por një shekull më vonë është transformuar në kullë sahati. Në të kaluarën  Etropole kishte famën e qendrës zejtare. Në Muzeun Historik, i cili është  përfshirë në listën me 100 objektet turistike kombëtare, vizitorët njihen me  sende unikale të jetesës, të punuar nga ustallarët e dikurshëm. Vet godina e  muzeut është monument arkitekturor. Është ndërtuar në vitin 1853 dhe fillimisht  është përdorur si konak. Pas Çlirimit në të ishte vendosur Bashkia, pas kësaj  Këshilli Popullor i qytetit, ndërsa nga viti 1968 është kthyer në Muze  historik.

 Më shumë për qytetin  Etropole dhe për koleksionin e pasur të muzeut tregon përgjegjësja Tanja  Denova:
Më shumë për qytetin  Etropole dhe për koleksionin e pasur të muzeut tregon përgjegjësja Tanja  Denova:
“Në 10 sallat e ekspozitave kemi treguar trashëgimin kulturore-historike të rajonit dhe të qytetit Etropole. Banorët e parë të Etropoles kanë qenë trakët. Ata janë vendosur këtu gjatë shekujve VII-VI para Krishtit. Ka disa hipoteza për prejardhjen e emrit të qytetit. Njëra është, se vjen nga emërimi trak “etropara”, që do të thotë lumë të shpejtë. Supozimi tjetër lidhet me fjalën e vjetër bullgare “ëntropole” ose fushë e brendshme, e mbyllur. Etropole është vendosur në rrugë të vjetra kryesore, që kanë lidhur Bullgarinë Veriore dhe lumin Danub me Trakinë dhe Maqedoninë. Ky fakt ka kushtëzuar mirëqenien ekonomike të qytetit në të kaluarën. Me sende të ndryshme të jetesës dhe stoli kemi treguar në sallën “Arkeologji” jetën e trakëve në trojet tona. Gjatë Mbretërisë së Parë dhe të Dytë Bullgare Etropole ka qene njëra prej qendrave kryesore që furnizonte shtetin bullgar me hekur, bakër dhe ar. Më vonë, gjatë shekujve XV-XVII, qyteti bëhet qendër e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimit të metaleve. Në kohën e Rilindjes këtu kanë lulëzuar 42 zanate si argjendaria, përpunimi i bakrit, prodhimi i çelësave etj. Në sallën qendrore të muzeut kemi treguar mjeshtërinë artistike të bullgares dhe ndjesinë e saj ndaj bukurisë. Ekspozita përfshin kostume autentike, karakteristike për rajonin tonë, si kostumi tipik i nuses dhe veshjes tipike qytetare të vajzave që quhej “gizia”, kostumi i përditshëm me fustan pa mëngë dhe rroba burrash. Në të kaluarën Etropole ka qenë një qendër e rëndësishme shpirtërore dhe arsimore. Në sallën e ekspozitave në katin e dytë ka vepra të Shkollës artisitike-kaligrafike të qytetit nga shekulli i XVII.”
 Ndër kuriozitetet e tjerra  të Etropoles është dhe shtëpia e Arnaudëve nga viti 1850, që është bërë një  muze interesant. Dikur shtëpia ka qenë pronë e tregtarit vendas Nikollço  Arnaudov. Në ditët tona objekti frekuentohet nga shumë turistë, që dëshirojnë  të njihen me orenditë e një shtëpie tipike rilindëse në Etropole.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: museum-etropole.com dhe etropole-bulgaria.blogspot.com
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re