Më 1 janar shënohet Shën Vasili i Madh. Festa është e përhapur mes të gjithë bullgarëve, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Në prag të 1 janarit shtrohet tryeza e dytë festive pas Krishtlindjeve. Edhe këtu karakteristike janë bukët rituale. Dallimi është se gatuhen gjellë me vezë, djathë dhe mish.
Në tryezën e Vitit të Ri patjetër vendoset koka e derrit, e cila gatuhet sipas recetave të ndryshme. Në disa rajone gatuhet gjysmë kokë derri, ndërsa në të tjera – konsumohet e gjithë koka e derrit. Ky është i vetmi rast në ritet bullgare kur mishi i derrit temjaniset dhe supozon të jetë bukë rituale. Në tryezë po ashtu vendosen arra, kokrra qepësh, thelbinj hudhre dhe mjaltë. Në të kaluarën fshatarët janë hedhur në valle gjithë natën që të ketë shëndet dhe bereqet. Dikur në disa fshatra bullgare të zonjat e shtëpisë kanë marrë 12 kokrra qepësh – nga një për secilin muaj të vitit, dhe i kanë vendosur ato në tryezën festive, duke hedhur në mes tyre kripë. Në mëngjes kokrra e qepëve ku kripa është shkrirë dhe është grumbulluar ujë, do të thotë se muaji për të cilin është menduar ajo do të jetë me reshje shiu.
Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Dita e Shën Vasilit të Madh. Në prag të Vitit të Ri vajzat bëjnë parashikime për dashuri dhe martesë. Ato mbushin një kazan të bardhë me ujë, pa thënë asnjë fjalë. Brenda lëshojnë unaza të lidhura me pe me ngjyra të ndryshme që të dallohen pasi të nxirren. Vajza më e vogël i nxjerr unazat njëra pas tjetrës, derisa të tjerat këndojnë. Këngët e ndryshme rrëfejnë për karakterin e djalit me të cilin do të martohet vajza. Pas kësaj unazat hidhen sërish në kazan. Vajzat e mbulojnë atë me një shami të kuqe dhe e vendosin të rri gjithë natën nën trëndafil. Në mëngjes riti përsëritet.
Gëzuar 2015-ën! Paçi shëndet dhe lumturi përjetë. Ju plotësofshin të gjitha dëshirat Tuaja.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..