Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksinia Mihajllova me dekoratë “Apoliner” për poezi

Foto: arkiv personal

Një prej ngjarjeve më të rëndësishme në sferën e kulturës bullgare gjatë vitit 2014 pa dyshim është çmimi “Apolinier” i Aksinia Mihajllovës. Çmimi frëng për poezinë iu dorëzua poeteshës bullgare për vëllimin e saj të fundit prej vjershash Ciel à perdre “Qielli i humbur”, të shkruar në gjuhën frënge. “Apoliner” është ndër çmimet më të rëndësishme në letërsi dhe rrallë u dorëzohet të huajve. Por kjo që e dallon poezinë e bullgares është stili i saj “pa filozofi të tepruar dhe metafora të shumta”, siç tha një prej anëtarëve të jurisë Gij Gofet. “Në vargjet e Aksinias ju shihni një grua në pritje, një grua punëtore, e cila duke e bërë punën shtëpiake dhe duke hedhur një shikim nga dritarja drejt kopshtit i radhit fjalët, fjalë të cilat janë krejt të zakonshme. Por këto sende dhe veprime të zakonshme janë ngarkuar me shumë emocion.”

“Kisha informacion paraprak se do ta marr “Apoliner”, por e mbajta në sekret deri në momentin e fundit – thotë poetesha e dekoruar. – Gëzimin tim e përjetova edhe në Bullgari, edhe këtu dhe ndihem sikur të jem në ndonjë përrallë. Pas kësaj shndërrimi i princeshës në Hirushe pas mbrëmjes së ndritshme, është diçka shumë e vështirë dhe e dhimbshme. Kjo metaforë mund të përdoret edhe për poezinë. Ajo del jashtë hijes vetëm për një çast, kurse pas kësaj është disi e mbuluar dhe disi e harruar... Kjo është pak e trishtuar për poezinë, sepse ajo meriton që të përjetohet më shpeshtë me “pantofla të arta”. Për autorët francezë vazhdimisht organizohen tregje të librit, forume dhe takime me nxënësit në librari dhe biblioteka, organizohen aktivitete gjatë tërë vitit kushtuar leximit të teksteve të tyre, të cilat në ndonjë mënyrë i bëjnë për t’u ndier poetë. Para pak kohe u takova me një poeteshë rumune, e cila tha se në Rumani sindroma është e njëjtë, si edhe në Bullgari. Organizohet së pari premiera e një libri që është botuar para pak kohe dhe pas kësaj një promovim i dytë, i tretë, pas së cilës situata qetësohet deri në botimin e librit tjetër. Dhe po të ketë diçka, që desha të ndryshohet në situatën te ne është pikërisht kjo – të organizohen më shumë ngjarje për autorët, që të mund të lexojnë ata vargjet e tyre.”

Aksinia nuk ndihet më e ndryshme pas marrjes së çmimit prestigjioz. E vetmja gjë që ka ndryshuar për të është interesi i lexuesve. Menjëherë pas shpalljes së çmimit, u rrit interesi ndaj vëllimeve të saj të para prej vargjesh në gjuhën bullgare. Sa i përket publikut frëng, ai e pranon përzemërsisht poeteshën tonë. Për dashurinë ndaj librave dhe poezisë ajo thotë:

“Për mua libri prej letre është diçka shumë e rëndësishme – ta prek librin, ta ndiej aromën e tij, ta vërë pranë shtratit tim, ta lexoj në autobus. Një tekst, i shkruar në kompjuter, dhe i cili lexohet në kompjuter, është më i ndryshëm nga teksti i shkruar në letër dhe kjo është lidhur në ndonjë mënyrë edhe me librin dhe letra e bën tekstin më të afërt. Poezia do të lexohet, kjo është e sigurt, sepse brenda njeriut gjithmonë ekziston një grimcë poetike. Nuk është e detyrueshme ta shkruajmë vargje, sepse poezia nuk përbën vetëm fjalë të shkruara. Poezia, kjo është aftësia për t’u parë një botë më e bukur, një bimë e bukur në dritare, një qiell i bukur. Kur kam shëtitur këtu, në brigjet e lumit Sena, gjithmonë jam çuditur se çfarë përbën qielli i Parisit. Njeriu me të vërtetë duhet të vijë dhe të shohë se sa shpejt ndryshojnë ngjyrat dhe si vetëm brenda një çasti qielli ndryshon dhe tashmë nuk është i njëjtë. Për fat të keq kohët e fundit gjithnjë e më rrallë e kemi këtë mundësi, ta shikojmë botën përtej mbulesës, nën të cilën jetojmë. Sa për poezinë, nuk kam frikë, ajo nuk do të zhduket.”

Aksinia Mihajllova është autore e disa librave poetike. Vargjet e saj janë përkthyer në frëngjisht, rumanisht, sllovakisht, serbisht dhe kroatisht. Ajo është mbajtëse e disa çmimeve letrare për poezi dhe përkthime. Poetesha e përfaqëson vendin tonë në Lëvizjen poetike “Kryeura e Lindjes”, e cila bashkon poetë nga 11 vende nga Evropa e Mesme dhe ajo Lindore, nën egjidën e Teatrit Molier – Shtëpia e Poezisë, Parisi. Është anëtare e Klubit Bullgar Hajku, një klub që ekziston që nga viti 2001.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD