Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pritje të festave të fundvitit me gjellë franceze

БНР Новини
Specialiteti mëlçi rose me armanjak

Olivie Rosh dhe Mitana Boneva janë pronarë të një restoranti për gjellë franceze në Sofje. Restoranti i tyre gjendet në qendër të qytetit afër pikave turistike Sinagoga, Xhamia dhe Muzeu Historik (ish-Banja). Olivie Rosh thotë se me kalimin e kohës kjo lagje i pëlqen atij gjithnjë e më shumë, sepse është “e gjallë, dinamike dhe shumëgjuhëshe”. Ndër gjellët specialitete që ofron familja bullgaro-franceze janë ato të përgatitura me mëlçi rose dhe filetë (magret). Dy kuzhinierët përgatisin gjellët prej mishi falë bashkëpunimit me një fermer bullgar, i cili i furnizon ata me produkte të freskëta. Ideja për hapjen e restorantit Olivies dhe Mitanës u ka ardhur rastësisht në qytetin francez Bordo, ku janë njohur. Në moshën 25 vjeçare të dy janë vendosur në Sofje.

Tashmë 13 vjet çifti francez punon në Bullgari. Në prag të Krishtlindjeve ua bëjmë pyetjen “Cilat janë sfidat e ndërmarrësit të vogël për biznes në Sofje?”

“Në fillim ishte shumë vështirë – kujton Olivie. – Kemi vizituar një sërë bankash për të marrë kredi, por nuk arritëm t’i bindim ato. Të gjithë flisnin për qarkullime parash dhe përfitime, derisa ne ende nuk e kishin hapur restorantin. Atëherë vendosa t’i marrë në telefon prindërit e mi në Francë dhe t’u kërkoj para. Ashtu nisi biznesi ynë.”

Mirëpo, ky s’ishte fundi i problemeve. Përvoja e parë e familjes franceze ishte në rajonin “Oborishte” ku kanë marrë me qira një dhomë për restorantin. Çdo gjë ka qenë për t’u riparuar. Riparimi u ka dalë dy herë më shtrenjtë se sa kanë pritur. Olivie dhe Mitana janë mbetur pa para dhe në rrezik të “ndëshkohen” nga persona të dyshimtë. Plus që duke udhëtuar në tramvaj, ua kanë vjedhur një pjesë e kredisë sapo të tërhequr. Atëherë familja franceze ka vendosur të largohet nga lagja dhe të gjejë avokat pasi marrëveshja ka dalë e pavlefshme.

СнимкаOlivie dhe Mitana e kujtojnë periudhën me buzëqeshje: “Po, ishte tepër e vështirë, por ashtu njeriu nxjerr konkluzione – thotë Mitana. – Ishim shumë të rinj dhe pa përvojë. Atëherë në Bullgari rregullat nuk ishin të qarta dhe çdo gjë ishte kaos, por tani pasi Bullgaria u anëtarësua në BE, gjerat u përmirësuan”. Olivieja është kategorik: “Për sa i përket korrupsionit, përvoja jonë tregon se nuk ka më korrupsion.”

Në restorantin francez janë punësuar dhe dy punonjës të tjerë në orar të plotë. Olivie është shefi kulinar, ndërsa Mitana shërben klientët dhe merret me kontratat dhe llogaritjen, lufton po ashtu kundër burokracisë. Mitana është mjeshtrja e recetës për mëlçinë e rosës. Specialiteti mund të blihet edhe për shtëpi. Mos harrojmë se përgatitja e mëlçisë së rosës është traditë në Francë, ku gjatë festave të fundvitit konsumohet dendur. Mirëpo, kohërat ndryshojnë. Nga viti 2012 Bullgaria ka zëvendësuar Hungarinë si vendi i dytë pas Francës për nga prodhimi i mëlçisë së rosës. Pothuajse të gjitha prodhimet e mëlçisë së rosës dhe mishit eksportohen në Francë dhe vetëm një pjesë e vogël konsumohet në Bullgari.  I pyetur a mund të konkurrohet mëlçia e rosës nga prodhuesi bullgar me atë francez, Olivie u përgjigj kështu:

“Në vend të parë produktet e rosës në Bullgari janë dy herë më të lira se sa në Francë. Mishi magret është i cilësisë së lartë. Plus se mund të porositen sasi të vogla, p.sh. 250 gramë filetë. Çdo gjë në firmën e fermerit është sterile. Të gjitha produktet janë të ambalazhuara.”

Me kalimin e kohës marrëdhëniet me fermerin bullgar janë kthyer në miqësi. “Pas 13 vjetësh mund të themi se kemi arritur suksese megjithë vështirësitë fillestare. Duket se kriza po largohet. Ndoshta pikërisht kjo ishte kriza jonë e rritjes. Tani jemi të kënaqur, kemi mjaft klientë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj të 90-të me aktivitete të ndryshme

Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..

botuar më 25-01-24 7.20.PD

Një ekspozitë multimediale paraqet historinë dhe zërat e BNR

Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..

botuar më 25-01-22 8.10.PD
Monumenti i Arkitektit Dabko Dabkov në qendër të Varnës

150 vjet nga lindja e Ark. Dabko Dabkov, i cili la një gjurmë të ndritshme në pamjen e qytetit bregdetar Varna

Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..

botuar më 25-01-21 6.10.PD