Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Duoja Shtereva – Simeonova: “Bota e muzikës klasike fsheh shumë befasi”

БНР Новини
Foto: ndk.bg

Formimi i një duo me vegla të njëjta shpeshherë është një detyrë e rënde dhe ambicioze. Në interpretimet solo konkurrenca është e dobishme, por për një ansambël në shumicën e rasteve ajo ka rezultate negative. Ndër muzikantët e lumtur, të cilët gëzojnë bashkëpunim të mirë, është duoja për piano Desislava Shtereva – Evgenia Simeonova. Gjatë pranverës së vitit 2014 dy muzikantet zbatuan projektin e tyre të ri – incizim integral të 21 valleve hungareze për katër duar të kompozitorit Johanes Brams. Shkaku është përvjetori i 180 i lindjes së kompozitorit – aq më shumë se deri tani në Bullgari tërë cikli i pjesëve nuk ishte incizuar. “Vallet janë shumë intensive nga pikëpamja e virtuozitetit dhe janë shumë interesante për një ansambël si yni – na befasua kjo se pjesët e panjohura për publikun e gjerë prej këtij cikli nuk janë më pak të  mira sesa janë pjesët e njohura. Përkundrazi – u bë e qartë se ato janë kryevepra të vërteta për piano.”

Duoja ka një përvojë të madhe në prezantimin e veprave të reja, jo të incizuara në Bullgari. Shumë vite me radhë ajo është një nga ansamblet, të cilat bënin prezantimet e debutimit të veprave të kompozitorit bullgar Aleksandër Josifov. Cilat janë qëllimet krijuese të duos?

“Jemi të lumtura se çdo vit në festivalin “Muzika e re bullgare” interpretojmë vepra të reja – tregon Desislava Shtereva. – Disa prej tyre janë shkruar posaçërisht për ne. Tashmë kemi një biografi të gjatë si ansambël. Interpretojmë së bashku më shumë se 15 vjet dhe vazhdimisht pasurojmë repertorin tonë. Vallet hungareze ishin sfida e fundit për ne për vitin 2014. Në vazhdim të disa muajve i interpretuam në koncertet tona. I prezantuam bile në qendrën kulturore bullgare në Hungari. Dëshirojmë të bëjmë një CD me këtë cikël. Dhe kjo është detyra jonë më e rëndësishme ndër angazhimet e ardhshme.”

A ekziston një formulë për bashkëpunimin e suksesshëm të një çifti?

“Ne jemi përfaqësuese të shkollës bullgare të pianos dhe të asaj ruse – përgjigjet Evgenia Simeonova. – U njohëm në Moskë. Kemi shumë tipare të përbashkëta – jemi kërkuese ndaj vetvetes, kemi një kriter të përbashkët. Kemi komunikacion të mirë dhe zhvillohemi. Na lidh një miqësi e mirë dhe kjo gjithashtu na ndihmon.”

“Në se partnerët e një ansambli nuk e kanë gjuhën e përbashkët, atëherë interpretimi i tyre do të ishte shumë i vështirë – pohon Desislava Shtereva. – Sekreti i madh i një ansambli për dhomë është se ai gjithmonë duhet të zhvillohet. Atëherë njeriu rritet shumë nga pikëpamja profesionale. Gjërat ndryshohen shumë  kur njeriu interpreton me kolegë të ndryshëm dhe  kur shkel mbi një bazë të qëndrueshme dhe pak nga pak e zhvillon këtë bazë.”

Përveç se interpretojnë në duo, pianistet janë profesoresha në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vladigerov”. “Bile të rinjtë, të cilët nuk janë profesionalistë nuk duhet t’i evitojnë koncertet klasike – këshillon Desislava Shtereva dhe shton: Po të hyjnë vetëm një herë në këtë botë, ata do të kuptojnë sa interesante është ajo dhe sa shumë sekrete do të zbulojnë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20 vjet më..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD