Gjatë dy vjetëve të fundit Bullgaria përjetoi krizë të rëndë politike në besimin ndaj institucioneve dhe ndaj rregullimit të shtetit. Qendër e rrëmujave shoqërore ishte kryeqyteti Sofje, ku janë të përqendruar të gjitha institucionet e pushtetit. Kjo vuri në sprovë autoritetet vendore në krye me Kryetaren harizmatike të Bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova, e cila gëzon rejting shumë të lartë në vend. Por është paradoksale se qyteti dhe qeverisja e tij vazhduan me bindje të zbatojnë planet e veta që kanë si qëllim kryesor ta shndërrojnë Sofjen në qytet më të këndshëm dhe më të mirë për jetës për 1,5 milionë banorët e tij dhe për gjysmë milionët e tjerë që vijnë çdo ditë për të kërkuar punë këtu.
Në fakt Sofja është një prej qyteteve më të lashta në Evropë dhe gjatë shekujve ishte pëlqyer prej shumë personave, mes të cilëve ishte dhe perandori romak Konstantin, për të cilin Serdika (emri i atëhershëm i qytetit) ka qene vendi i tij i dashur, për të cilin ai thoshte “Serdika është Roma ime”. Prej kësaj epoke janë dhe monumentet më të lashta, të zbuluara dhe të ekspozuara para vizitorëve të sotëm të qytetit. Pas kësaj erdhi Mesjeta dhe sundimi pesëshekullor osman i cili ishte një kohë e rënies së qytetit. Që në fund të shekullit të XIX ai përsëri mori rrugën e ripërtëritjes nga shteti i rilindur bullgar kur ishte shpallur kryeqytet i vendit.
“Për Bashkinë e kryeqytetit mund të them, se 2014 ishte një vit i suksesshëm” – deklaroi pas krizës së përjetuar kombëtare gjatë këtij viti Kryetarja e Bashkisë, me gjithë se Sofja nuk arriti të fitojë kandidaturën për kryeqytet evropian të kulturës në vitin 2019, që u fitua nga qyteti Plovdiv. Pjesa dërmuese e banorëve të kryeqytetit ndajnë këtë mendim dhe e pëlqejnë kryebashkiakun, me gjithë kritikat e tyre të ashpra ndaj formacioneve të tjera politike dhe politikanëve. Dhe ka pse. Qyteti e ka moton “Rritet, por nuk plaket” dhe gjatë viteve të fundit të qeverisjes së tij nga ish drejtoresha shkollore me plotgojë mund të thuhet, se Sofja rritet, është në prosperitet dhe modernizohet. Pak janë vendbanimet e tjera në Bullgari, ku të zhvillohen po thuaj se çdo ditë dhe në bazë të planit kaq shumë projekte sociale që u përgjigjen nevojave reale të banorëve. Sipas fjalëve të Kryetares së Bashkisë së kryeqytetit brenda 5 vjetëve janë ndërtuar 49 kopshte të fëmijëve, dy shkolla të reja, 76 shkolla dhe kopshte të fëmijëve janë plotësisht të rinovuar me të gjitha masat për efektivitet energjetik. Janë inauguruar 24 klube të pensionistëve dhe invalidëve dhe 25 qendra për njerëz me çrregullime. Bashkia ka rehabilituar plotësisht 84 km rrugë dhe bulevarde dhe ka ndërtuar 14 km rrugë të reja. Janë ndërtuar 5 kryqëzime ne dy nivele, filloi ndërrimi i autobusëve, trolejbusëve dhe trameve të transportit urban. Metroja është projekti më i madh i Bashkisë. Në kohen e mandatit të znj. Fandëkova janë ndërtuar 13,1 km linja të metrosë me 13 stacione.
Për këtë vit, i cili është viti i zgjedhjeve lokale, pas të cilave Sofja mund të ketë kryetar tjetër të bashkisë, autoritetet bashkiake miratuar një buxhet prej 750 mln eurosh, prej të cilave mjetet nga programet dhe projektet evropiane janë 200 mln euro. Pjesa më e madhe e këtyre financave do të shpenzohen për investime – për vazhdimin e rinovimit të parkut të transportit urban, për vënien në shfrytëzim të stacioneve të reja të metrosë, për përfundimin e ndërtimit të kopshteve të fëmijëve, për vënien në shfrytëzim të Uzinës për përpunimin e mbeturinave, ndërrimin e ndriçimit rrugor dhe shumë të tjerë. Jo rastësisht Sofja u bë investitor numër 1 në Bullgari në vitet e krizës. Për këtë vit nuk është parashikuar rritja e tatimeve vendore për banorët e Sofjes.
Dikush mund të shpreh dyshime ndaj punonjësve të bashkisë, se kjo veprimtari e etshme në fakt është pjesë e fushatës së tyre paraelektorale. Vetë zonja Fandëkova, e cila është aktiviste e Partisë politike e qendrës së djathë në pushtet GERB të kryeministrit Bojko Borisov, pohon, se ende nuk ka marre vendim a do të kandidohet apo jo për zgjedhjet e ardhshme. Cilido qoftë të jetë vendimi i saj dhe cilat do qofsh të jenë rezultatet e votës lokale, banoret e Sofje do të ruajnë ndjenjën dhe simpatitë e tyre ndaj kësaj femre të lezetshme, e cila ka bërë jo pak për të mirën e qytetit të tyre.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..