Hekurudhat Shtetërore Bullgare po gjenden para krizës së radhës. Problemet duhet kërkuar në kohën para anëtarësimit të Bullgarisë në BE më 2007. 10 vitet e fundit numri i ngarkesave të transportuara dhe pasagjerëve është ulur dy herë. Pasagjerët u pakësuan jo sepse nuk kanë dëshirë të udhëtojnë me tren, por sepse sot ata kërkojnë komfortin dhe shpejtësinë e transportit publik. Ndërsa monopolisti shtetëror Hekurudhat Bullgare nuk i ofrojnë këto dy gjëra. Shpejtësia mesatare e trenit është 60 km në orë, vagonët dhe lokomotivat janë 25 vjeçare dhe janë me pamje tronditëse. Problemi qëndron se Hekurudhat Shtetërore Bullgare nuk mund të adaptohen me kushtet e reja dhe të konkurrohen me sektorin privat, po ashtu mungon menaxhim i mirë. Në fakt, në transportin hekurudhor nuk ekziston konkurrencë dhe ai mbetet monopol i shtetit. Me hekurudhat shtetërore konkurrohet transporti i autobusëve. Këto të fundit ofrojnë kushte më të mira të udhëtimit dhe pavarësisht çmimit më të lartë pasagjerët bullgarë e preferojnë atë. Për sa i përket menaxhimit, megjithë rokadat në udhëheqje, ai vazhdon të varet nga koniunktura politike në vend.
Buxheti i 2015-ës parashikon financim më të vogël për Hekurudhat Bullgare. Subvencioni i zakonshëm është 90 mln euro, por gjatë 2015-ës do të ndahen 70 mln euro. Ky është lajm tronditës për Hekurudhat Bullgare, të cilave u nevojiten 140 mln euro. Pra, 47 mln euro të tjerat ose një e treta jep vetë Hekurudha Bullgare. Përveç kësaj borxhi është në vlerë 285 mln euro. Nuk është e rastit se udhëheqja pohon se Hekurudhat Bullgare janë para falimentimit.
Sa më pak janë paratë, aq e keqe do të jetë cilësia e shërbimit. Kjo është formulë e mirënjohur ekonomike. Hekurudhat Bullgare kanë hyrë në rreth vicioz. Pa investime nuk ka shumëllojshmëri të shërbimeve dhe çmime më të favorshme për pasagjerët. Menaxherët kanë bërë shumë përpjekje për daljen nga kriza, por s’patën suksese. Kishte ide për privatizimin e Hekurudhave Bullgare, për modernizimin e tyre me borxh të ri, po ashtu u shlyen disa borxhe të vjetra dhe Brukseli ua dha 800 mln euro për shatë vitet në vijim.
Tani për tani reforma në Hekurudhat Bullgare nuk parashikohen. U ndalua lëvizja e disa trenave dhe u shkurtua një pjesë e personelit. Nga dita e hënë 38 linja u mbyllën dhe distanca e 10 linjave të tjera u shkurtua. Nga data 1 shkurt anulohen 90 trena nga gjithsej 600 dhe nga puna do të shkurtohen 1500 nëpunës. Flitet për zëvendësimin e linjave të anuluara hekurudhore me linja autobusi, pronë të Hekurudhave Bullgare. Mirëpo, këto ndryshime nuk janë në favor as të nëpunësve, as të pasagjerëve, të cilët mendojnë të hidhen në protestë. A do të gjejë shteti zgjidhje të qëndrueshme dhe a semafori i kuq do të kalojë në semaforin e gjelbër, këtë do ta shohim në të ardhmen. Por nuk duhet harruar se çështja e Hekurudhave Bullgare nuk është problem vetëm i një firme, por ka të bëjë edhe me shtetin dhe sigurinë e tij.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve"...
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të..