Njeri prej problemeve të mëdha kombëtare dhe gjeopolitike të Bullgarisë është vartësia e saj po tuaj se e plotë energjetike nga Rusia. Ky problem shtrohet sot në kushtet e konfrontimi të fortë midis Moskës dhe Perëndimit dhe të marrëdhënieve të përkeqësuar të Sofjes me Kremlinin. Jo rastësisht javën e kaluar gjatë vizitës së tij në Bullgari Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Keri vuri në qendrën e bisedimeve të tij me liderët bullgarë pikërisht këtë problem dhe premtoi përkrahjen e plotë të Uashingtonit për përpjekjet e vendit të larmojë furnizimet e tij energjetike.
Siç duket, për SHBA nuk është e pranueshme një aleat i tyre në NATO në gadishullin strategjik të Ballkanit të jetë në vartësi të tillë të fortë nga vullneti, interesat dhe emocionet e Rusisë. Sigurisht për këtë arsye, diplomati numër 1 i SHBA në diskutimin e tij publik, kushtuar rezultateve të bisedimeve me autoritetet bullgare, u kushtoi vëmendje jo aq tipike për diplomacinë politike çështjeve konkrete ekonomike si gazsjellësi i dështuar “Rryma Jugore”, ekspertizës energjetike të Bullgarisë dhe bashkëpunimit të vendit me kompaninë amerikane “Westinghaus” në energjetikën bërthamore. Pa e përmendur publikisht dhe drejtpërsëdrejti u bë e qartë, se Xhon Keri dhe Amerika e shohin gazin shist argjilor si një prej mundësive për zgjidhjen e problemeve energjetike të Bullgarisë. Ky në fakt është një qëndrim i njohur prej kohe i SHBA dhe ata bile para disa vitesh bënë provë të pasuksesshme të ndihmojnë Bullgarinë të studiojë burimet e saj të gazit shist argjilor me disa prej kompanive më të mëdha amerikane në këtë fushë. Atëherë Sofja dhe shumica e bullgarëve i thanë “jo” oreksit amerikan dhe aplikuan ndalim të plotë mbi studimin e burimeve të gazit shist, duke shprehur qëndrimin e tyre, se mund t’u shkaktohen dëme të rënda mjedisit dhe bujqësisë sidomos në rajonet më pjellore të vendit.
Pa ndonjë pyetje konkrete vet Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov deklaroi në konferencën e përbashkët për shtypin në Sofje me Sekretarin amerikan të Shtetit, se pozita e vendit mbi çështjen e gazit shist është e pandryshueshme dhe do të mbetet e tillë, deri sa teknologjitë nuk do të ofrojnë zgjidhje teknike të padëmshme për njerëzit dhe natyrën. Kjo deklaratë tregoi në mënyrë të qartë, se gjatë bisedimeve me ministrin e jashtëm amerikan përsëri është bërë fjala për këtë problem dhe se amerikanët në mënyrë diplomatike kanë lënë të kuptohet, se kjo është mënyra e cila mund t’i sigurojë Sofjes pavarësi nga Rusia në fushën e energjetikës.
Një dëshmi e re se pozita e deritanishme kategorike e Bullgarisë kundër studimeve për gazin shist argjilor i ishte nënshtruar tentativës për revizionim janë deklaratat e ish presidentit bullgar dhe lider i partnerit të koalicionit të partisë në pushtet GERB – ABV Georgi Përvanov. Para disa ditësh ai përsëri shtroi drejtpërsëdrejti çështjen për gazin shist, duke këmbëngulur për referendum kombëtar.
Në parim në Bullgari qeveritarëve nuk u pëlqejnë shumë referendumet dhe bile bënë kështu, që ai i fundit për energjetikën bërthamore të kthehet në një farsë dhe të mos i jepet përgjigje të qartë pyetjes së shtruar në mënyrë të dykuptimshme. Kjo u ndodh gjatë qeverisjes së parë të Bojko Borisovit. Tani kur është për herë të dytë në krye të kabinetit bullgar, a do të vendosë ai se ia vlen një referendum për gazin shist, së shpejti do të kuptohet. Në një apo tjetër mënyrë vet Borisovi e hapi “Kutinë e Pandorës” dhe tani duhet të gjejë mënyra për të qetësuar bullgarët, partnerët perëndimorë dhe ekologët vendas me influencë. Nga ana tjetër është fakt i padiskutueshëm, se vendi nevojitet fortë për një pavarësi më të madhe energjetike dhe për diversifikim të burimeve të energjisë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..