Tapas – kafshata të llojeve të ndryshme, flamenkines – rrotulla të proshutës me kaçkavall, pisto – sallata e pjekur, kallamar i pjekur në pjatë, puding de kafe…Kjo është vetëm një pjesë e vogël e specialiteteve, që ofrohen në restorantin e vetëm autentik spanjoll në Sofje. Shef Pako, kuzhinieri dhe pronar i restorantit ofron një listë të gjatë me gjellët më të mira të kuzhinës së Mesdheut. Dhe të gjithë që dëshirojnë të shijojnë specialitete spanjolle patjetër duhet të frekuentojnë këtë vend. Parasë të vijë në Bullgari ai merrej me kulinari në Skoci, Belgjikë dhe Gjermani. Vendosi të provojë kësmetin e tij edhe në Sofje. Dhe këtu është prej nëntë muajve. Megjithë vështirësitë burokratike, që has, është i kënaqur dhe ka dëshirë të mbetet në Bullgari, pse jo të hapë edhe një restorant tjetër në Sofje.
Kryesorja për të është që t’u ofrojë klientëve gjella spanjolle, të cilat i ka gatuar me dashuri të madhe. Përgatitja e specialiteteve mesdhetare ka veçoritë e veta, por është e domosdoshme edhe diçka tjetër...
“Duhet të them, se nuk kam mësuar për kuzhinier. Recetat i di nga e ëma, gjellët e së cilës ishin gjithnjë shumë të shijshëm. Mendoj, se mjeshtëria për të gatuar është një gjë që vjen nga shpirti dhe nuk ndikohet nga dituritë që ka njeriu. Kam parë kuzhinierë profesional të cilët nuk mund të arrijnë nivelin e njerëzve, që gatuajnë me zemrën.”
Pse shef Pako vendosi të vijë në Bullgari?
“Punova më parë në Gjermani. Erdha në Bullgari dhe e pëlqeva shumë vendin. Zbulova, se megjithëqë kishte restorante spanjolle këtu kuzhina tipike me shijen e gjellëve spanjolle mungonte. Atëherë vendosa të vijë në Bullgari dhe të provoj fatin tim.”
Çfarë pëlqen shef Pako nga kuzhina bullgare dhe si i duket jeta në Bullgari?
“Kam shijuar shumë gjella nga kuzhina bullgare. Mund të them për shembull se supa e kukurecit gatuhet në mënyrë të ngjashme si në Spanjë. I pëlqej gjithashtu qebapët. Nëse duhet të them diçka për jetën në Bullgari, mendoj se këtu ka shumë mundësi. Më duket, se njerëzit janë pak të hidhur, ata e ndjejnë veten të gënjyer. Por mendoj, se situata do të ndryshohet. Kam dëshirë, që bullgarët të bëhen më buzëqeshur.”
Restoranti i spanjollit Pako është një vend tërheqës, ku muzika, aroma e kuzhinës së Mesdheut dhe buzëqeshja, me të cilën presin mysafirët, bënë ashtu, që njerëzit të harrojnë të paktën për disa orë telashet e tyre.
“Kemi klientë nga Amerika Latine, bullgarë, spanjollë. Por jam e habitur nga fakti, se tepër pak janë spanjollët. Kam klientë bullgarë, që kanë jetuar në Spanjë dhe njohin kuzhinën spanjolle. Atë, që më thonë të gjithë është se gjellët janë me shijen autentike spanjolle. Dhe ndoshta për këtë ndihmon, se disa prej produkteve i importojmë nga Spanja.”
Shef Pako ka dëshirë, që të organizojë në Bullgari një konkurs për gatimin e pjatës tipike spanjolle – paelën. Kjo ide lindi pasi mori një fotografi të paelës të përgatitur nga një kuzhinieri bullgar. Për të është interesante të shikojë si gjellëbërës nga mbarë Bullgaria gatuajnë një gjellë spanjolle.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..