Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shef Pako: “Mjeshtëria për të gatuar është një gjë që vjen nga shpirti dhe zemra”

БНР Новини

Tapas – kafshata të llojeve të ndryshme, flamenkines – rrotulla të proshutës me kaçkavall, pisto – sallata e pjekur, kallamar i pjekur në pjatë, puding de kafeKjo është vetëm një pjesë e vogël e specialiteteve, që ofrohen në restorantin e vetëm autentik spanjoll në Sofje. Shef Pako, kuzhinieri dhe pronar i restorantit ofron një listë të gjatë me gjellët më të mira të kuzhinës së Mesdheut. Dhe të gjithë që dëshirojnë të shijojnë specialitete spanjolle patjetër duhet të frekuentojnë këtë vend. Parasë të vijë në Bullgari ai merrej me kulinari në Skoci, Belgjikë dhe Gjermani. Vendosi të provojë kësmetin e tij edhe në Sofje. Dhe këtu është prej nëntë muajve. Megjithë vështirësitë burokratike, që has, është i kënaqur dhe ka dëshirë të mbetet në Bullgari, pse jo të hapë edhe një restorant tjetër në Sofje.

Kryesorja për të është që t’u ofrojë klientëve gjella spanjolle, të cilat i ka gatuar me dashuri të madhe. Përgatitja e specialiteteve mesdhetare ka veçoritë e veta, por është e domosdoshme edhe diçka tjetër...

“Duhet të them, se nuk kam mësuar për kuzhinier. Recetat i di nga e ëma, gjellët e së cilës ishin gjithnjë shumë të shijshëm. Mendoj, se mjeshtëria për të gatuar është një gjë që vjen nga shpirti dhe nuk ndikohet nga dituritë që ka njeriu. Kam parë kuzhinierë profesional të cilët nuk mund të arrijnë nivelin e njerëzve, që gatuajnë me zemrën.”

Pse shef Pako vendosi të vijë në Bullgari?

“Punova më parë në Gjermani. Erdha në Bullgari dhe e pëlqeva shumë vendin. Zbulova, se megjithëqë kishte restorante spanjolle këtu kuzhina tipike me shijen e gjellëve spanjolle mungonte. Atëherë vendosa të vijë në Bullgari dhe të provoj fatin tim.”

Çfarë pëlqen shef Pako nga kuzhina bullgare dhe si i duket jeta në Bullgari?

“Kam shijuar shumë gjella nga kuzhina bullgare. Mund të them për shembull se supa e kukurecit gatuhet në mënyrë të ngjashme si në Spanjë. I pëlqej gjithashtu qebapët. Nëse duhet të them diçka për jetën në Bullgari, mendoj se këtu ka shumë mundësi. Më duket, se njerëzit janë pak të hidhur, ata e ndjejnë veten të gënjyer. Por mendoj, se situata do të ndryshohet. Kam dëshirë, që bullgarët të bëhen më buzëqeshur.”

СнимкаRestoranti i spanjollit Pako është një vend tërheqës, ku muzika, aroma e kuzhinës së Mesdheut dhe buzëqeshja, me të cilën presin mysafirët, bënë ashtu, që njerëzit të harrojnë të paktën për disa orë telashet e tyre.

“Kemi klientë nga Amerika Latine, bullgarë, spanjollë. Por jam e habitur nga fakti, se tepër pak janë spanjollët. Kam klientë bullgarë, që kanë jetuar në Spanjë dhe njohin kuzhinën spanjolle. Atë, që më thonë të gjithë është se gjellët janë me shijen autentike spanjolle. Dhe ndoshta për këtë ndihmon, se disa prej produkteve i importojmë nga Spanja.”

Shef Pako ka dëshirë, që të organizojë në Bullgari një konkurs për gatimin e pjatës tipike spanjolle – paelën. Kjo ide lindi pasi mori një fotografi të paelës të përgatitur nga një kuzhinieri bullgar. Për të është interesante të shikojë si gjellëbërës nga mbarë Bullgaria gatuajnë një gjellë spanjolle.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD