“Le të ketë dritë” është motoja e vitit 2015. UNESCO-ja dhe OKB-ja e shpallën 2015-ën “Viti Ndërkombëtar i Dritës dhe Teknologjisë së Ndriçimit”. “Kjo e fundit është motori kryesor i ekonomisë me potencial revolucioni gjatë shekullit të XXI, ashtu si elektronika bëri revolucion gjatë shekullit të kaluar”, është i mendimit akademiku Aleksandër Petrov, përfaqësues i Bashkimit të Fizikanëve.
Nisma globale “Le të ketë dritë” u lansua në ndërtesën e UNESCO-s në Paris. Në Bullgari do të organizohen dhjetëra aktivitete në dy drejtime. I pari, “Optika dhe shkenca e ndriçimit” u referohet kryesisht mësuesve, nxënësve dhe studentëve. Drejtimi tjetër është “Teknologjia e ndriçimit dhe teknika e aplikuar ndriçuese”. Qëllimi është që të njihen bullgarët me ndikimin e teknologjisë së ndriçimit në sferat e ndryshme të jetës shoqërore. Pritet të pakësohet konsumi i energjisë elektrike nëpërmjet teknologjisë së diodës që emeton dritë, të njohur ndryshe si LED. Deri në vitin 2020 konsumi parashikohet të bjerë 4-5 herë. Aplikimi i teknologjisë së ndriçimit ka efekt ekologjik, duke pakësuar ndjeshëm emetimet e gazit serrë dhe duke pakësuar ndotjen me zhivën, e cila përmbahet në burimet e zakonshme ndriçuese. “Deri më 2020 do të ulen gradualisht shpenzimet e energjisë elektrike për shtëpinë, biznesin dhe bashkitë me gati 425 mln euro në vit. Këto janë shumë para për Bullgarinë e vogël. E gjitha kjo do të ndikojë pozitivisht mbi zhvillimin e ekonomisë dhe do të hapë vende të reja pune”, shpjegon Prof. Hristo Vasilev, përfaqësues i bashkësisë së teknikës ndriçuese në Bullgari.
Për popullarizimin e teknologjisë së ndriçimit organizatorët kanë ndërmend të realizojnë gjashtë projekte të mëdha.
“Projekti i parë quhet “Energjia, drita dhe jeta”, vë në dukje Prof. Vasilev. – Familjeve në gjendje të vështirë sociale do t’u shpërndahen gati 1 milion llamba LED falas, të cilat llamba do të prodhohen nga firmat bullgare. Ashtu do të ulen shpenzimet e energjisë elektrike dhe do të përmirësohet cilësia e shërbimit të ndriçimit. Projekti i dytë është “Drita mbron pronën dhe jetën e njerëzve”. Bëhet fjalë për montim falas të ndriçimit LED në hapësira publike ku kryhen krime të zakonshme.”
Shkencëtarët bullgarë po ashtu kanë kontribuuar në zhvillimin e teknologjisë së re të ndriçimit. Njëra prej tyre është Prof. Evgenia Vëllçeva. Ajo ka bashkëpunuar me kolegët e saj bullgarë dhe japonezë. Këta të fundit janë laureatë të Çmimit Nobel në fizikë për vitin 2014. Çmimin e kanë merituar për krijimin e një lloji të ri të burimeve ndriçuese.
“Ne po studiojmë vetitë e materialeve ku gjenerohet drita. Këto materiale janë sintetizuara artificialisht dhe janë në formë kristali – sqaron Prof. Vëllçeva. – Arritja e japonezëve ka të bëjë me sintezën e materialit të kualitetit të lartë, mbi të cilin kanë punuar 20-30 vjet. Ata konstruktuan burimet e para të diodës që emeton dritë blu. Përpara ishte zbuluar vetëm emetimi i dritës së kuqe dhe të gjelbër. Shpikja e japonezëve shkaktoi bumin e interesit botëror dhe shkencëtarët nisën të punojnë mbi përsosjen e këtyre materialeve me qëllim rritjen e ndriçimit dhe intensitetit të tyre. Kolegët nga Japonia na dërguan materialet e tyre për studime. Detyra jonë është të shpjegojmë shkakun për defektet eventuale dhe përkatësisht t’i eliminojmë ato.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe..