Shumë janë ata, për të cilët emri Rilla është një sinonim i pastërtisë, i ujërave të kristalta, i ajrit të pastër të thithur me aromën e pishnajave, i peizazheve të pafundme drejt majave tatëpjeta... Thënë me një fjalë – një oazë që ngrihet tepër afër njerëzit. Qindra janë itineraret, që na ftojnë të njihemi me një nga eko sistemet më mirë të ruajtura në Kontinentin e Vjetër. Dhe më e mira është, se mali është tepër mikpritës gjatë të gjitha stinëve të vitit.
Kjo iu detyrohet përpjekjeve të administratave vendore, të cilat kohët e fundit hartuan një projekt të përbashkët për zhvillimin e turizmit me përkrahjen financiare të fondeve evropiane. Tri bashki – Samokov, Dollna Banja dhe Sapareva Banja iu shpresojnë natyrës së ruajtur, pasurisë së burimeve minerale dhe trashëgimisë kulturor historike, që të tërheqin më shumë turistë gjatë katër stinëve të vitit. Në rajonin e malit ka disa rezervate natyrore me fauna dhe flora e papërsëritshme, disa prej endemitëve në të cilat janë të kërcënuar nga zhdukja. Në krahasim me malet e tjera Rilla është me maje tatëpjeta, me rajone plotë shkëmbinj të pjerrët.
Nga gjinjtë e malit burojnë disa prej lumenjve më të mëdha në Bullgari – Iskër, Marica, Mesta. Ndoshta për këtë arsye ekologët janë të bindur, se uji është pasuria më e madhe e malit. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për rrymat, që gurgullojnë, për ujëvarat që me vrull vërsulen nga lart, ose për liqenet. Bëhet fjalë edhe për ujërat mineralë, që burojnë në rajonet, që shtrihen në rrezet e malit dhe në mal. Bellçin Banja, Dollna Banja, Sapareva Banja dhe disa vendbanime të tjera zhvillojnë turizmin spa dhe balneo. Aty ofrohen procedura të llojllojshme shëndetësore. Hotelet punojnë gjatë tërë vitit, kështu që njeriu mund të vijë gjatë të gjitha stinëve për një pushim në mes të natyrës. Kemi çfarë të themi edhe për trashëgiminë kulturor historike të malit.
Një sërë manastiresh ngrenë godina të bardha në këndet më të bukura dhe tërheqin mijëra turistë. Ndër ta është manastiri Resillovski “Qafini i Hyjlindëses”, që daton nga viti 1932, manastiri afër fshatit Alino, ndërtuar në shekujt 16 – 17, manastir ky i cili ishte një nga qendrat letrare gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare Bullgare. Aty pranë janë rrënojat e kështjellës mesjetare Alinsko kale, që datojnë nga shekujt 11 – 14. Objekti më interesant është kështjella Cari Mali Grad, që ngre shtat në rajonin e fshatit Bellçin. Aty turistët mund të shikojnë një bazilikë nga epoka e hershme e krishtere, kisha që daton nga mesjeta dhe objekte të tjera interesante. Një atraksion gjatë verës përbëjnë pishinat me uji mineral në këtë rajon.
Turizmi në malin Rilla ka tradita të lashta. Fshatrat Govedarci, Malla Cërkva, Maxhare –janë vetëm disa prej vendbanimeve, ku ka shtëpi për mysafirë. “Të gjitha ato fenomene lidhen me itinerare” – shpjegon Ljubosllava Jarllovska, udhëheqëse e projektit të bashkive Samokov, Dollna Banja dhe Sapareva Banja dhe shton:
“Territori, në të cilin shtrihen bashkitë tona është me një diametër përafërsisht 55 kilometra. Kjo siguron mundësi të organizohen itinerare turistike për një, dy ose për më shumë ditë. Jo vetëm në pushimoret e njohura ski Borovec dhe Paniçishte ofrohen kushte të mrekullueshme për kalimin e pushimeve. Kudo në mal ka hotele komode dhe shtëpi për mysafirë. Qendra Turistike të Informacionit në bashkitë e veçanta sigurojnë informacion të hollësishëm për fenomenet natyrore, kulturore dhe historike dhe për mundësitë për fjetje në rajon. Po rritet numri i njerëzve, që interesohen për turizmin fshatar dhe malor. Dhe në këtë drejtim mali Rilla ofron shumë kënde tërheqëse dhe interesante.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: imagesfrombulgaria.com, BULFOTO, BGNES
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..