Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trioja e re “Artisimo” dhe muzika e Martinu-s dhe Shostakoviç-it

БНР Новини
Troioja “Artisimo” (nga e majta në të djathtë): Kalina Minçeva, Mihaella Petrova dhe Bogdana Burin.
Foto: arkiv personal

Troioja “Artisimo” është formuar nga tri interpretuese të reja dhe ambicioze. Bogdana Burin – violinë, Kalina Minçeva – violinë dhe Mihaella Petrova – piano, janë në klasën e muzikës së dhomës të Magdallena Dallçevës në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje. Në fillim Kalina dhe Mihaella janë duet sonate. Bogdana bashkohet në fillim të vitit 2014 dhe propozon që të marrin emrin “Artisimo”. Prej disa muajve një aktivitet preokupon të tri vajzat – Konkursi Ndërkombëtar “Koncertino Praga”. Një juri prej pesë anëtarësh do të vlerësojë incizimet e dërguara nga pjesëmarrësit. Bashkatdhetaret tona do të prezantohen me “Sonatinë për dy violina dhe piano” nga Bohusllav Martinu dhe “Pjesë për dy violina dhe piano” nga Dmitrij Shostakoviç. A do të marrë pjesë “Artisimo” në turneun e laureatëve të konkursit prestigjioz – do të bëhet e qartë në fund të shkurtit të këtij viti.

Pa dyshim muzika e shekullit të XX është një materi e ndërlikuar. Tërë kjo botë pa fund intonacionesh nuk e tremb trion “Artisimo”. Përkundrazi – vajzat kanë dëshirë gjithnjë e më shpesh të interpretojnë vepra  moderne. Ja se çfarë tregon Mihaella:

“Pedagogjia jonë vendosi të përfshijmë veprën “Sonatina” të Martinu-s në repertorin tonë në lidhje me 55 vjetorin e vdekjes dhe 125 vjet nga lindja e tij që mbushen gjatë këtij viti. Kështu që rasti është i dyfishtë. Deri sa e interpretonim përfytyronim personazhe të ndryshme. Mua personalisht pjesa e parë më ngjanë shumë tokatës – me tingëllimin e ashpër që mban tension.”

Violinistja Kalina ndan disa prej vështirësive në të cilat kanë hasur në procesin e përgatitjes së “Sonatinës”.

“Ajo interpretohet rrallë herë, po thuaj se nuk ka incizime në internet. Me profesoreshën tonë bëmë përpjekje të mëdha për sinkronizimin e tingëllimit të dy violinave. Herën e parë kur u bashkuam me pianisten tonë Mihaella mbetem të hutuar, sepse të tre instrumentet interpretojnë parti rrënjësisht të ndryshme, të cilët ndërthuren në mënyrë të ndërlikuar. Nuk kishim interpretuar muzikë të tillë deri tani, por ia dolëm.”

“Emocioni që duhet të përjetojë dëgjuesi nga kjo vepre vështirë përshkruhet. Kompozitori ka jetuar në shekullin e XX dhe i ka përdorur të gjitha mënyrat e muzikës së asaj kohe – tregon violinistja Bogdana. – Emocionet ndërrohen shumë shpejtë në mënyrë kontraste – nga shakatare, lezhere, të zemëruar.” Pyetjes si e vlerësojnë veprën e Shostakoviçit – “rrënjësisht të ndryshme” – përgjigjen me një zë vajzat. Pjesa e preferuar prej saj për Mihaellën është “Preludia” – e cila është një “buqët i larmishëm emocionesh”.

Kulmi i konkursit “Koncertino Praga” është turneu tradicional veror i laureatëve në Çeki. Vitin e kaluar në të ka marrë pjesë flautistja bullgare Milla Cankova, e cila ishte dalluar me diplomë nderi nga konkursi.

“Ajo na tregoi sa emocione përben qëndrimi në një qytet të panjohur, të interpretosh në salla të mëdha dhe të bukura dhe interpretimet tënde të priten me admirim nga publiku – rrëfen Bogdana. – Secili pjesëmarrës në këtë turne prezanton vendin e tij. Në qoftë së do të fitojmë kemi dëshirë të ngjitemi në kullën në kodrën Petrin dhe të kënaqemi me panoramën në sfondin e perëndimit të diellit.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD