Troioja “Artisimo” është formuar nga tri interpretuese të reja dhe ambicioze. Bogdana Burin – violinë, Kalina Minçeva – violinë dhe Mihaella Petrova – piano, janë në klasën e muzikës së dhomës të Magdallena Dallçevës në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje. Në fillim Kalina dhe Mihaella janë duet sonate. Bogdana bashkohet në fillim të vitit 2014 dhe propozon që të marrin emrin “Artisimo”. Prej disa muajve një aktivitet preokupon të tri vajzat – Konkursi Ndërkombëtar “Koncertino Praga”. Një juri prej pesë anëtarësh do të vlerësojë incizimet e dërguara nga pjesëmarrësit. Bashkatdhetaret tona do të prezantohen me “Sonatinë për dy violina dhe piano” nga Bohusllav Martinu dhe “Pjesë për dy violina dhe piano” nga Dmitrij Shostakoviç. A do të marrë pjesë “Artisimo” në turneun e laureatëve të konkursit prestigjioz – do të bëhet e qartë në fund të shkurtit të këtij viti.
Pa dyshim muzika e shekullit të XX është një materi e ndërlikuar. Tërë kjo botë pa fund intonacionesh nuk e tremb trion “Artisimo”. Përkundrazi – vajzat kanë dëshirë gjithnjë e më shpesh të interpretojnë vepra moderne. Ja se çfarë tregon Mihaella:
“Pedagogjia jonë vendosi të përfshijmë veprën “Sonatina” të Martinu-s në repertorin tonë në lidhje me 55 vjetorin e vdekjes dhe 125 vjet nga lindja e tij që mbushen gjatë këtij viti. Kështu që rasti është i dyfishtë. Deri sa e interpretonim përfytyronim personazhe të ndryshme. Mua personalisht pjesa e parë më ngjanë shumë tokatës – me tingëllimin e ashpër që mban tension.”
Violinistja Kalina ndan disa prej vështirësive në të cilat kanë hasur në procesin e përgatitjes së “Sonatinës”.
“Ajo interpretohet rrallë herë, po thuaj se nuk ka incizime në internet. Me profesoreshën tonë bëmë përpjekje të mëdha për sinkronizimin e tingëllimit të dy violinave. Herën e parë kur u bashkuam me pianisten tonë Mihaella mbetem të hutuar, sepse të tre instrumentet interpretojnë parti rrënjësisht të ndryshme, të cilët ndërthuren në mënyrë të ndërlikuar. Nuk kishim interpretuar muzikë të tillë deri tani, por ia dolëm.”
Kulmi i konkursit “Koncertino Praga” është turneu tradicional veror i laureatëve në Çeki. Vitin e kaluar në të ka marrë pjesë flautistja bullgare Milla Cankova, e cila ishte dalluar me diplomë nderi nga konkursi.
“Ajo na tregoi sa emocione përben qëndrimi në një qytet të panjohur, të interpretosh në salla të mëdha dhe të bukura dhe interpretimet tënde të priten me admirim nga publiku – rrëfen Bogdana. – Secili pjesëmarrës në këtë turne prezanton vendin e tij. Në qoftë së do të fitojmë kemi dëshirë të ngjitemi në kullën në kodrën Petrin dhe të kënaqemi me panoramën në sfondin e perëndimit të diellit.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..